Search
Close this search box.

132 vite nga lindja e poetit lirik dhe esperantistit të parë shqiptar, Lazër Shantoja

Shkruar prej Italo Costante Fortino* nga Shën Benedhiti Ullano/CsLazër Shantoja është një prift shqiptar që, bashkë me 37 besimtarë katolikë shqiptarë, Papa Frangjisku i
lartësoi ture i deklaruar të lumtë, pse këta 38 të krishterë jetuan sipas dotrinës së Krishtit, praktikuan gjithë urdhërat e Vangjelit me eroizëm, me thjeshtësi, me shpirt të madh, me mall për gjithë njerëzit edhe për ata çë i shajtin, i dënuan (kundanuan), i vranë. Këta martirë shqiptarë mbyllin kuadrin e fazes së keq të komunizmit në Shqipëri dhe janë nisja e një jete të re që ka si bazë respektin e njeriut, qoftë ai mik ose armik, qoftë i krishterë ose musliman, qoftë besimtar ose ateist.

Të gjithë këta martirë të komunizmit, më parë se të vdisnin, ju drejtuan Tynë Zotit ture e parkalesur e ture thënë: “Zot, ndëleji se nëng dine atë çë bëjin”.
Me të vërtetë, regjimi komunist shqiptar, sapo u afirmua, dënoi dhe vrau bijtë më të vlertë çë Shqipëria kish në atë moment: priftëra të shpejtë e me kulturë të lartë, profesorë të përgatitur (priparartur), njerëz me shpirt të lirë, me vlera shoqërore dhe morale të shëndoshta.

Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtërore dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetesës me paqe për të mirën e të gjithëve.

Lazëri studhioi shumë mirë, formoi një kulturë të lartë çë në atë mot pakë njerëz mund e patin: studhioi më parë në Seminarin Papnor në Shkodër dhe pra në vitin 1912 hyri në Kolegjin “Canisianum” në Innsbruck në Austri, për studimet e larta filozofike e teologjike. Qe ordinartur prift në katedralen e Shkodrës në vitin 1915 dhe zu mbjatu të shurbej si prift më parë në Shkodër dhe pra si famullitar (parrok) në katundin Sheldi, ku hapu nje skollë për të vegjëlit, për t’i mësuar të shkruajin e djovasin.

Italo Costante Fortino* nga Shën Benedhiti Ullano/Cs

1.Kush është L. Shantoja
Lazër Shantoja është një prift shqiptar që, bashkë me 37 besimtarë katolikë shqiptarë, Papa Frangjisku i lartësoi ture i deklaruar të lumtë, pse këta 38 të krishterë jetuan sipas dotrinës së Krishtit, praktikuan gjithë urdhërat e Vangjelit me eroizëm, me thjeshtësi, me shpirt të madh, me mall për gjithë njerëzit edhe për ata çë i shajtin, i dënuan (kundanuan), i vranë. Këta martirë shqiptarë mbyllin kuadrin e fazes së keq të komunizmit në Shqipëri dhe janë nisja e një jete të re që ka si bazë respektin e njeriut, qoftë ai mik ose armik, qoftë i krishterë ose musliman, qoftë besimtar ose ateist.
Të gjithë këta martirë të komunizmit, më parë se të vdisnin, ju drejtuan Tynë Zotit ture e parkalesur e ture thënë: “Zot, ndëleji se nëng dine atë çë bëjin”.
Me të vërtetë, regjimi komunist shqiptar, sapo u afirmua, dënoi dhe vrau bijtë më të vlertë çë Shqipëria kish në atë moment: priftëra të shpejtë e me kulturë të lartë, profesorë të përgatitur (priparartur), njerëz me shpirt të lirë, me vlera shoqërore dhe morale të shëndoshta.
Lazër Shantoja qe i pari prift çë regjimi komunist pushkatoi në vitin 1945. Ai u kish lerë në Shkodër në vitin 1892 dhe familja katolike e tij e rriti me parimet (prinçipet) e krishtera, çë e drejtuan në jetën shpirtërore dhe në atë shoqërore. Nga mësimet çë Lazëri mori në familje diti të ekuilibroj esigjencat e shpirtit me esigjencat e jetës praktike, e jetës së shoqërisë ekonomike. Me një fjalë, gjithë jeta e tij qe impenjuar për të mirën e njerëzvet me vlera shpirtërore dhe me vlera shoqërore të forta për të ndërtuar një komunitet të armonizuar, ku mund të jetojin njerëz me idhe dhe besime të ndryshme, me zgjedhje politike të ndryshme, por të gjithë me në zëmër dëshirën e bashkjetesës me paqe për të mirën e të gjithëve.

Lazëri studhioi shumë mirë, formoi një kulturë të lartë çë në atë mot pakë njerëz mund e patin: studhioi më parë në Seminarin Papnor në Shkodër dhe pra në vitin 1912 hyri në Kolegjin “Canisianum” në Innsbruck në Austri, për studimet e larta filozofike e teologjike. Qe ordinartur prift në katedralen e Shkodrës në vitin 1915 dhe zu mbjatu të shurbej si prift më parë në Shkodër dhe pra si famullitar (parrok) në katundin Sheldi, ku hapu nje skollë për të vegjëlit, për t’i mësuar të shkruajin e djovasin.
Si i krështerë dhe si prift, kërkoi ngaherë të mirën e gjindjes, pa ndarë njerëzit sipas besimevet të tyre: me të vërtetë, kur ju drejtua një musliman i varfër çë kish bëzonj për të gjëllitur, Lazëri e mori me të, e solli ne shtëpinë e tij, bën e gjëlliti me të mirat çë kish, pra i gjeti një fëtig e e ndihu edhe të martohej e të formoj familjen. E këtë e bëri megjithëse gjindja ndihej e mëritur pse prifti i tyre katolik ndihij një musliman.
Si thamë, Lazër Shantoja ish një njeri me kulturë të lartë, me esperiencë, me përvojë vërtet të madhe, pse kish studhiuar edhe jashtë Shqipërisë ku kish pasur profesorë të përgatitur e të shpejtë.

Fati qe edhe se ai kish kapacitete të larta çë kish pasur nga natura, por merita e tij qe edhe se ai i shfrytëzoi gjithë shumë mirë ato kapacitete për të mirën personale, për të mirën e shoqërisë, për të mirën e Qishës, por mësegjithë për të hapij në mest gjindjes Fjalën e Krishtit, mesaxhin e Vangjelit.
Si do të shohim, qe autorë veprash letrare dhe publicistike në shumë rivista, si poet me ndjenja të forta e te holla, si përkthyes, vjen me thënë si tradhutor veprash nga gjuhët e huaja në shqipen.

Lazër Shantoja, pra kish pasionën e madhe për muzikën e dij e i bij pianofortit jo si diletant por si mjeshtër.
Për të kuptuar mirë këtë pasionë për muzikën, do të mbajim mend se, kur qe emëruar famullitar në katundin Sheldi, mori një mushkë, e ngarkoi me pianofortin e e çoi në katundin malor ku bën e u gjegjtin notat e këndshme të muzikës klasike të Schumann e të Schubert. Gjithë gjindja e nderoi për fjalët e mira çë nga dita i thoj në meshën e jashtë meshës, vlerësoi dotrinën çë ai i shpjegoj me fjalë të thjeshta sa të kuptojin mirë mesaxhin e Krishtit, e mbajtin si mik besnik çë i qëndroj i shtypur në zëmër e në grykë me fjalët “famullitari me pianofort”. Kur, pra, la katundin Sheldi e qe emëruar segretar i peshkopit të Shkodrës, Mons. Lazër Mjeda, çoi nj’etër herë në Shkodër edhe pianofortin, pse me muzikën doj të trazmetoj bukurinë e artit ç’i flet zëmrave të gjindjes dhe predisponon shpirtin për të kuptuar më mirë krijesën, njeriun, kallëzimin e Krishtit çë erdhi në jetë për të na zbuluar fshehtësitë e jetës së vërtetë.

Si duket nga këto momente të jetës së tij, qe një personalitet vërtet i madh, me njohje të jetës kulturore shqiptare dhe europiane: njihij mirë jo vetëm shqipen, atë të folur si edhe atë letrare, po njihij mirë me shkrim dhe me të folur gjuhën tedeske, ingleze, françeze, italiane dhe, thomse qe një nga të parët çe njihij edhe esperantin.
Një njeri si Lazër Shantoja vuri re, se për të arvuar te gjindja, përveç fjalës, ka të përdorij të shkruajturit dhe se kanalli më i mirë, në atë mot, ishin rivistat, ku mund shprehij idetë relixhoze, kulturore, politike, shoqërore për t’i përhapij ndë mest shoqërisë. Me të vërtetë qe drejtor i rivistës kulturale “Ora e Maleve”, ku shkruajti shumë artikuj për situatën politike dhe për demoktacinë në Shqipëri. Si qe edhe drejtor i boletinit “Fletorja Zyrtare e Klerit Katolik të Shqypnis”.

2.Pamja shoqërore dhe politike e L. Shantojës
Çë kur ish famullitar në katundin Sheldi, Lazëri ruajti mësegjithë të mirën e njerëzvet, nga ana materiale si edhe nga ana kulturore dhe shpirtërore. Nga kjo pikëpamje rrjedh gjithë jeta, veprimtaria e tij dhe si konseguencë vdekja e tij. Për të arritur në një gjëndje materiale-ekonomike të mirë, gjindja, dhe me një fjalë shoqëria ka të jetë ndihur nga sistemi politik. Pra Lazëri kuptoj se kish të impenjohej edhe në jetën politike për të mirën e gjindjes, për të mirën e atdheut, për të mirën e gjithë Shqipërisë. Pothuajse si bëri në Itali Luigji Sturzo, një prift i impenjuar në politikë, çë do të vëj në praktikë prinçipet e krishtera për të mirën e gjithë njerëzvet, kështu Lazër Shantoja, çë në zënëfilljen e veprimtarisë së tij dhe për gjithë jetën mbajti përpara syvet programin e krishterë për shoqërinë, pse njeriu është i bërë me kumrin e me shpirtin.

Qe në krah të politikës së Fan S. Nolit, bashkë me Luigj Gurakuqin, në vitin 1924 për një politikë demokratike çë kish në program të ruajturit e të drejtat e katundarëvet më të varfër; dhe mandaj qe kundër politikës së latifondistëve e kundër latifondistit Ahmed Zogolli, çë pra u bë Rregji i Shqipërisë me ëmrin Zogu. Shqipëria, pas esperiencës pesëqindvjeçare të dominacionës turke, sforcohej të realizoj një formë politike demokratike, por përpiqij shumë kundërshtime (kontraste), shumë interesa çë e kundërshtojin. Kështu se edhe Rregji Zogu, me kulturën e tij autoritare nëng arvoi të zhvilloj Shqipërinë, por ruaj vetëm interesat e të bëgatëvet, kurse më të shumtit e qytetarëvet qëndrojin në varfëri. Lazër Shantoja ish kundër kësaj politike, ç’i gjitij politikës së Turqvet, dhe pasi ish një njeri i fortë, i ndershëm, i drejtë, në fjalimet publike çë ai bëj i thoj të gjitha padrejtësitë çë bëshin kundër gjindjes më të varfër. Lazëri ish një orator i mirë jo vetëm kur flitij për të vërtetat e Vangjelit, me një gjuhë të pastër, të thjeshtë, të kuptueshme, por ish orator i fuqishëm dhe i rreptë edhe kur flitij për gjendjen politike e katundevet dhe e qytetevet. Ai nëng fshehu kurrë gjendjen e keqe ku gjëllijin njerëzt, çë ish konseguenca e politikës së korruptuar e guvernit (qeverisë). Fuqinë dhe sinqeritetin e Lazërit Rre Zogu nëng ja ndëleu (perdunarti) kurrë. Kështu se Lazëri pat të lëj Shqipërinë e të vej ture ecur në Europë: më parë vate në Beograd, nga atje shkoi në Vienë, nga Viena në Berlin, njera kur gjeti një situatë më të mirë në Zvicer, ku në një katund i vogël çë ja thonë La Motte, në Kantonin e Bernës, qe emëruar famullitar dhe atje shurbeu si misionar për më se 10 vjet. Qenë vite të frytshme për besimtarët çë gjegjin fjalimet e tija të bëgata me frymëzim evangjelik, me dashuri për njerëzt, për rritjen e komunitetit. Dhe qenë vite të frytshme për të, pse qenë si një mbledhje të shpirtit, një meditacionë për të rritej përpara TynëZotit ture shurbier për shpirtin e njerëzvet, dhe ture menduar atdheun e tij çë meritoj një situatë politike demokratike dhe më të drejtë. Në katundin La Motte vate e gjeti e jëma, një grua e mirë, e shëjtë çë e ndihu në gjithë shurbiset çë bëj, e mbeti me Lazërin njera vitin 1939, kur në Shqipëri arvuan italianët e liruan atdheun nga ditatura e Rregjit Zogu. Atëherë Lazëri mund u pruar në Shqipëri e qëndroi në Tiranë ku me fjalë e me të shkruajtur aprovoi politikën e Italisë, si udha më e mirë për progresin e Shqipërisë.
Kur u gjënd në Tiranë, vuri re se nj’etër armik (nimik) i egër ish e zëj e vëj rrenjat kundër Shqipërisë: sistemi komunist. Lazëri e kuptoi mbjatu se për Shqipërinë komunizmi ish si një gjarpër çë afrohej daledalë e pra të zë e të vret. Si njeri me përvojë të gjatë e me intuit të fortë politik parashihij sa dëme do të bëj në Shqipëri regjimi komunist dhe e kundërshtoi me fjalime dhe me të shkruajtur me gjithë fuqinë çë ndiej. Në fund të janarit të vitit 1945, regjimi komunist më parë e persekutoi Lazërin dhe e torturoi në manerë të egër: i prenë këmbët e krahët dhe pra e shkrehtin e e vranë.
Ish i pari prift katolik çë komunistët vranë pa shpirt e pa lipisi. Me këtë vrasje komunistët buthtuan sistemin e tyre kundër njerëzimit, kundër Qishës katolike si edhe kundër gjithë atyre çë e kundërshtojin.

3.Lazër Shantoja shkrimtar

Botimet e Shantojës janë të ndarë në rivistat shqiptare të motit. Ju japim këtu vetëm dica tituj të këtyre rivistave: Ora e Maleve, Liria Kombëtare, Ora e Shqipnisë, Illyria, Cirka, Kumbona e së Dielles, Leka, Hylli i dritës, Tomori. Po në vitin 2005 Arben Marku, bashkë me Niketa Stefa dhe Ardian Ndreca, menduan mirë të mblidhin gjithë atë çë Shantoja shkruajti, të shprishur nëpër rivistave e t’e botojin në një vëllim (vollum). Kështu se kush do mund të djovasinj gjithë atë çë Shantoja shkruajti e mund të ketë një ide se kush qe Lazëri si shkrimtar. Libri i Arben Markut, me titull “Vepra” dolli në “Botime Françeskane”, (Shkodër 2005).
Ai qe një shkrimtar prift patriotik çë dëshiroj se Shqipëria, pas çlirimit (liberacionës) nga dominaciona turke, të rritej si shtet indipendent, demokratik dhe të operoj për të mirën e gjithë shqiptarëve, qoftë katolikë, qoftë muslimanë, qoftë ortodoksë, pse të gjithë janë shqiptarë. Ai luftoi shumë për të buthtuar se demokracia nëng është vetëm e mira e atyre çë kanë në dorë pushtetin (poterin) politik, o ekonomik, po demokracia ka të jetë e mira e gjithë qytetarëvet dhe shteti ka të jetë mësegjithë në krah të atyre çë nëng janë të bëget, po gjëllijin si të varfër vetëm me të ngrënët e ditës, kur e kanë. Lazëri shkruan në artikullin “Malcia pa buk” (Vepra, f. 377) se qe mësegjithë qeveria e keqe e Rregjit Zog çë konkurroi të varfëroj gjithë njerëzt e Malësisë. Zëri i Lazërit është një protestë e madhe kundër guvernit të Rregjit Zog, i cili bëj intersat e pakë njerëzve, interesat e atyre çë kishin pushtetin (poterin), ture lënë prapa më të shumtit e populacionës (popullsisë): të varfërit e Malësisë, si edhe të varfërit e katundevet e të qytetevet. Nga këtu të thërriturit e Shantojës kur shkruan: “Ahmed Zogu! Ahmed Zogu! E rrenoj, e shnjerzoj Malcinë: Ahmed Zogu po e bân sot me vdekë urie”. Prifti e shkrimtari Lazër Shantoja nëng mund të mos protestoj kundër shurbiset e padrejta. E ai mendoj se patriotizmi i vërtetë është ai çë bazohet mbi një qeveri të drejtë çë arvon të zgjedhë problemet e njerëzvet, të atyre të bëget si edhe e mësegjithë të atyre të varfër.

Ish shpirti i krishtërimit çë i jipij Lazërit një fuqi të madhe e të zjarrtë për të luftoj për të drejtat e të gjithë njerëzvet.
Kur, në vitin 1924, vdiqi Avni Rustemi, Lazëri mori pjesë në varrimin e tij, e mbajti fjalinë e fundit, ture e lartësuar si hero të kombit, të nacionës shqiptare (Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, në Lazër Shantoja, Vepra, cit. ff. 242-244). Për ata çë djovasin e nëng dinë kush qe Avni Rustemi (Libohovë 1895-Tiranë 1924) shkruajim dy fjalë çë na ngjarojin idetë. Së pari, mund të thomë se qe një personaxh çë u muar me politikën e Shqipërisë çë ish e hyj në kuadrin e kombeve, nacioneve indipendente pas të liruarit nga dominaciona turke. Avniu qe një nga të parët çë mori pjesë në movimentin demokratik shqiptar në vitet kur i duhëshin njerëz të shpejtë, me kulturë të lartë, e me kapacitete të mëdha. Avni Rustemi, pas Shkollës Normale të Elbasanit e pas Kolegjit françez të Lozanës, studhjoi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, ku organizoi shoqatën “Lidhja e Rinisë Shqiptare”, e pëstaj bëri studimet e larta pedagogjike në Universitetin e Romës. Avni Rustemi luftoi kundër atyre çë për të mirën personale nëng bënin të mirën e një Shqipërie indipendente, kështu se i vate kundër politikës së Esat Pashë Toptanit e në fund i bëri një atendàt në vitin 1920 e e vrau në Parixhi. Pra u pruar në Shqipëri e në vitin 1923 qe zgjedhur si deputet i Prefeturës së Kosovës në Asemblenë Kostituente. Por fuqitë çë ishin kundër demokracisë ishin të forta e vitin pas, 1924, i bënë një atendat Avniut e e vranë.

Në fialinë e tij Lazër Shantoja vuri në dritë vlerën e politikës së Avni Rustemit lidhur edhe me nj’etër personaxh të madh si ish Bajram Curri nga Gjakova, i cili kish luftuar për demokracinë dhe për të liruar Kosovën nga dominaciona serbe. Dhe Bajram Curri ish atje, përpara varrit të Avni Rustemit çë e qaj e nderoj si mik të madh. Lazër Shantoja bën fjalimin mbi vorrin e tij ture kujtuar veprat e Avniut lidhur me plakun e Kosovës, Bajram Currin.

E sot? Ç’kah shef sot Avni Rustemi? Sot Avni Rustemi shef mbi vorrin e tij plakun e Kosovës, veteranin patriot, babën e Shqiptarizmës, luftarin vigan, shgatrrojsin e esadizmës, esponentin mâ të naltë e të pastër të rracës s’onë të vjetër! Shef plakun qi tash trí vjet jetoj në shoqëní të bishvet t’egra mbi male e ndër shpella i dëbuem, i dënuem, i ndjekur porsí i rrezikshëm porsí trathtor prej njerzvet, êmnin e poshtër të cilvet i a lidhë êmnit shêjt t’atdheut vetëm intriga, trathtija, despotizma!
Sot mbi vorrin e tij heroji djalosh shef herojin plak, shef Bajram Currin! (Fjala e D. L. Shantojës te vorri i Avniut, cit. f. 242).
Shpirti patriotik i Lazër Shantojës shprehet me fuqi të madhe në momentet çë i ofron jeta, sikur shkruan për një personaxh të madh si është Luigj Gurakuqi, kur e vranë në Bari në vitin 1925.

Si Bajram Curri, si Avni Rustemi, ky personaxh shqiptar buthtoi mall të madh për Shqipërinë dhe për Shqipërinë demokratike grisi jetën e tij, ju shua jeta e tij.
Luigj Gurakuqi (Shkodra 1879 – Bari 1925) thomse është figura demokratike shqiptare më e madhe e shekullit XX. Ai qe jo vetëm një politikan i vërtetë me vlera njerëzore shumë të larta për njeriun dhe për gjithë gjindjen, po qe shkrimtar dhe studiues i famshëm për gjuhën shqipe. Si Avni Rustemi, edhe Luigj Gurakuqi studhioi në Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën Mitër Korone, dhe pëstaj shkoi Anapul ku studioi për mjekësi e biologji në Universitetin e Napolit. Ka shumë interes studhimi i tij “Vargënimi n’gjuhë shqipe me nji fjalorth shqyp-frângisht n’marim” (Napoli 1906). Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, dhe në Komisinë letrare shqipe; pra qe drejtor i Shkollës Normale të Elbasanit dhe bashkëpunoi me Ismail Qemal Vlorën. Qe më herë ministër i Arsimit (Istrucionës) dhe në fund Ministër i Financave në Guvernin demokratik me Fan Nolin në vitin 1924.

Qe vrarë në Bari nga emisaret e Ahmet bey Zogut me të ndihurit e guvernit fashist italian.
Lazër Shantoja, çë i kish besë vërtet se Shqipëria mund të bëhej një nacionë demokratike për të mirën e gjithë shqiptarëve, kur pa se si ranë tri qiritë më të drejtë (Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi) lëshoi një thirrmë të madhe, të deshpëruar për të tundur zemrën dhe të tërë shpirtin e shqiptarëvet pse demokracia nëng mund të shuhej kështu: demokracia është një vlerë çë mund të shuhet për pak mot, po pëstaj dhezet patjetër e ringjallet më e fortë se më parë.
Lazër Shantoja, çë ish në sintoni me politikën demokratiche të Avni Rustenit, të Bajram Currit e me politikën e katolikut Luigj Gurakuqit, te gazeta “Liria shqiptare” shkruan një artikull me titull “Luigj Gurakuqi” (Shih Vepra, cit. ff. 329-331), ku vë në dritë elementet çë karaterizojin figurën e Luigj Gurakuqit:
Me humbjen e Bajram Currit e të Luigj Gurakuqit mbyllet një epopè e madhnueshme e këputet per gjysë nji hymn i nâltë! Epopèn e mbylli Plaku; hymnin do t’a vijojmë na!…
Gurakuqi âshtë nji dillë qi shndritë me driten e tij dhe nuk mund të shkimet me të tana ndyesiënat e poshtërsiënat e nji politike të pashpirtë. Gjyqin mbi Luigj Gurakuqin do t’a bâjë e ka me e bâ kombi shqiptar… Me nji duresë e nji palodhësië shembullore shkrîni jeten per idealin e nji Shqipënie të lirë, të madhe e të lume. Per arritjen e këtij ideali, motori gjithmonë në lëvizje qi drejtonte të tanë jeten e tij, sakrifikoj ândjet e jetes mâ t’ambëlat, prirjet e natyrës mâ të fortat… Gurakuqi ishte njeri me fuqît e hekurit. Fjala i delte e rrjedhshme, e kadalshme, e mbâtun, e kjartë, e kandshme, e bukur. Vetëm presenca e tij të sugjestjononte. Porsi nji luftar i mirë qi nuk gjindet kurr pa fyshekë, ishte kurdoherë i pregatitun me gjegjë e me dhanë arësye. Luigj Gurakuqi ishte bâ nji arsenal politik në Shqipënië. Kjé ndër të pakët, per mos me thanë ndër të vetmit shqiptar, qi me njoftimin e plotë të popullit pergjithsisht e të visevet të ndryshme të Shqipëniës, bashkonte edhé njoftjen e këthellë të tanë njerzvet të sajë, të tana kohnavet e të tana njyrevet… Do t’i dihet influences personale të tij në kjoftë se sot në Shqipënië toska e njef e e don mâ fort gegen e gega tosken, muhamedani kristjanin e kristjani muhamedanin. Luigj Gurakuqi kjé ura e arit e bashkimit kombëtar. Gurakuqi, shkodranë katolik, âsht Gurakuqi i të tanë Shqipëniës… Kjé idealist i nâltë dhé realist pedant me nji herit (Vepra, ff. 329, 330, 331).

Lazër Shantoja ka valorizuar (vlerësuar) në çdo koment gjithë aspetet e Shqipërisë, qoftë aspetet politike, qoftë aspetet kulturale, qoftë aspetet letrare, jo vetëm për t’i lartësuar po edhe shumë herë për t’i kritikuar. Si shembull, marrim konsideracionat çë Lazëri bën për një shkritor shqiptar çë mbahet nga më të shumtit si patriot i famshëm, poet i famshëm, orator i famshëm: Gjergj Fishta. Në rivistën “Hylli i Dritës” Lazëri shkruajti dy artikuj për këtë autor e patriot çë ka nderuar kulturën shqiptare: 1) Kujtime françeskane; 2) Kryevjetori i dekes s’At Gjergj Fishtës (Vepra, cit. ff. 478-484), ku vë në dritë domethënien e këtij personaliteti çe ka dominuar për një gjymës shekulli gjithë kulturën shqiptare. Fishta (1871-1940) konsiderohet nga të shumtit si “zëri i kombit”, zëri i nacionës shqiptare, dhe me rivistën “Hylli i Dritës”, çë zu e botoi ai në vitin 1913, hapu në gjithë jetën kulturën shqiptare me gjithë problemet çë kish Shqipëria në gjymsën e parë të shekullit XX. Fishta kontribuoi jo vetëm për politikën, si deputet në parlamentin shqiptar, ture marrë pjesë në konferencat ballkanike (në Athinë, në Sofje, në Bukuresht), po edhe e sidomos kontribuoi për kulturën e re shqiptare: mori pjesë në Kongresin e Manastirit për të zgjedhur një alfabet unik, dhe në Komisinë Letrare Shqype për të studhiuar cila mund ish gjuha kombëtare (nacionale) për gjithë Shqipërinë. Po Fishta është një autor i madh: shkruajti më se tredhjetë vepra letrare, nga të cilat ajo çë fjuturon mbi të gjitha është Lahuta e Malcís, një poem epik historik çe fjet për luftën e shqiptarëvet për të ruajtur autonominë nacionale nga të huajt.

Lazër Shantoja e admiroi shumë këtë shkrimtar, si njeri e si skritor (shkrimtar), dhe shëngon si Fishta thërriti gjithë shqiptarët të jenë një, të jenë ngaherë të bashkuar në ëmrin e storjes, në ëmrin e traditës, në ëmrin e gjithë shqiptarëvet çë qenë e çë nëng janë më, po çë luftuan përse Shqipëria të ish ngaherë një e bashkuar:
Shkrimet e Fishtës kanë erë toke shqiptare. Shpirtit të shqiptarit veshi i Fishtës i ka nxjerrë jonat ma të hollat, ma t’imtat, ma të thellat, ma t’ambëlat. Jonat qi përbâjnë jetën karakteristike të popullit t’onë të vjetër. sht malsori, âsht mali, âsht gjaku shqiptar qi flet e shungullon e shkumbëzon ndër vargjet e Fishtës. E vargu i tij të trandë e të molisë… Atë Fishta na thotë prej vorrit se nuk ka dashuni të vërtetë atdheut aty ku nuk njihet, a ku përjashtohet, a ku luftohet êmni i Zotit. Ai vorr na thotë se patriotizma as nuk âsht vetëm nji instinkt, as nuk âsht nji modë, as nuk âsht nji zanatë; ai na thotë përkundrazi se patriotizma âsht njoftimi i atdheut, âsht dashunija e atdheut, âsht shërbimi i atdheut. Vorri i Fishtës, i këtij Fishte i cili në zêmrën e tij të madhe përshini e shkrini të gjithë shqiptarët, pa kurrnji ndryshim besimi a krahine, ai vorr na thotë: Shiptarë! Harroni ça ju danë e ça ju largon e kujtoni vetëm ça ju lidhë e ça ju bashkon! (Vepra, cit., f. 479, 484).

Lazër Shantoja e njihte mirë gjuhën shqipe, armoninë e saj dhe të fshehurat e stilit, mandaj edhe stili i tij, aq në veprat kreative sa në të shkruajturit në prozë, sa edhe në të pjerrurit nga gjuhët e huaja në shqipen, mund të konsiderohet i shkëlqyem. Si dihet, të pjerrurit nga një gjuhë në tjetër është një operacionë shumë e shumë delikate, çë jo gjithë mund t’e bëjin. Lazëri kish këtë aftësi (abilitet) në të pjerrurit e veprave më të bukura nga gjuha gjermane dhe italiane në shqipe.
Na sosën të citojim atë çë shkruan Fan S. Noli për të pjerrurit e Faustit të Johan Volfang fon Goethe në shqipe. Edhe Fan Noli qe një pjerrës (tradhutor) i gjegjur dhe kish, edhe ai, pjerrur shqip veprën e Faustit. Po kur dolli të pjerrurit e Faustit çë bëri Lazëri, i shkruajti për t’e nderuar e për t’i thënë se, nëse Goethe dij shqipen, kish preferuar të pjerrurit e Lazërit dhe jo të tijin: “Nuk gjej fjalë për të të uruar për përkthimin tënd në shqip të poezisë veçse duke të siguruar se, po ta dinte shqipen, gjigandi i Veimarit do të të falendëronte ty, një Nerval shqiptar, për këtë përkthim” (nga Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, Tiranë-Pejë 1997, f. 323).
Si të pjerrurit nga gjermanishtja, edhe të pjerrurit nga italishtja në shqipen janë të shkëlqyem. Në të pjerrurit Lazëri buthon se njeh mirë dy gjuhët, jo vetëm, po njeh mirë gjuhën e atij autori çë është e pjerrë në shqipe, hollësitë e asaj gjuhe çë dica herë ka edhe tendenca dialektore, me një fjalë njeh idioletin e autorit, jo vetëm, po njeh edhe mirë kulturën çë i nget asaj gjuhe, atmosferën ku ka vend vepra e ku jeton autori. Lazëri di e armonizon tingujt e gjuhës orixhinale me tingujt e gjuhës ku pjerr veprat. Me një fjalë, Lazëri është një mjeshtër i njohur e i gjegjur në të pjerrurit e veprave nga gjermanishtja e nga italishtja.
Si shembuj ju japim të pjerrurit shqip të poezivet më të bukura të autorit italian Giacomo Leopardi në shqipen e Shkodrës, vjen me thënë në variantin geg, po në variantin letrar shkodran me një stil të lartë çë i përgjigjet mirë testit orixhinal të Leopardit.

——————————-
Shkrimi është përcjellë me lejen e autorit dhe stafit të “Jetës Arbëreshe”, Nr. 88

Almanart