15-19 nëntor Panairi i Librit/ Titujt më të fundit nga Shtëpitë Botuese në edicionin e 26-të

Në 15 nëntor në Pallatin e Kongreseve nis të mbahet ngjarja më e madhe e librit. Edicioni i 26-të i Panairit të Librit zgjat 5 ditë dhe gjatë tij do të organizohen një sërë promovimesh me autorë vendas e të huaj

Ngjarja më e madhe e librit po afron. Edicioni i 26-të i Panairit të Librit do të mbahet për 5 ditë radhazi në Pallatin e Kongreseve, nga data 15 deri në 19 nëntor. Si çdo vit, do të zhvillohet edhe kësaj here, konkursi i Çmimeve të Panairit për titujt e rinj nga të gjitha trevat shqiptare (për autorin, përkthyesin, librin më të mirë për fëmijë etj.)

Juria e përzgjedhur për të bërë vlerësimet përbëhet nga 5 anëtarë nga fusha e letërsisë dhe e kulturës, e udhëhequr nga gazetarja e kulturës dhe përkthyesja Arta Marku. (Anëtarët e tjerë janë; përkthyesi dhe gjuhëtari Aristotel Spiro,  shkrimtari Enkel Demi, pedagogu e përkthyesi Erion Kristo si dhe gazetarja e kulturës Monika Stafa).

Më poshtë po sjellim dhe disa nga titujt më të rinj që i ofrohen lexuesit në këtë panair:

Almanart