Më 23 Gusht e gjithë Europa përkujton viktimat e regjimeve totalitare të shekullit XX, pasi me 23 Gusht 1939 u nënshkrua Pakti Ribbentrop -Molotov (nazist-stalinist) i cili në fakt i hapi rrugën Luftës Dytë Botërore. Milionave që do të vdisnin nga kjo luftë do të ju shtoheshin në vazhdimësi viktimat e diktaturave komuniste të instaluara në Europën Lindore pas kësaj lufte.
Regjimi komunist në Shqipëri krijoj një shtet burg të dominuar nga terrori, frika, dhuna, pushkatimet dhe kampet e përqëndrimit. Burgjet e ferrit kampet e vuatjes e të përqëndrimit u kthuen në qendra eksperimentale të vuatjes dhe torturës.
Gjatë diktaturës komuniste u vranë rreth 7000 persona, 1 mijë humbën jetën në burgje ndërsa rreth 6 mijë të tjerë vdiqën nga kushtet e kampeve të internimit. Në total janë kryer rreth 1 milion vite burg nga 34 mijë të burgosur politik. Të paktën 59 mijë qytetarë u internuan dhe bënë punë të detyruar për ngritjen e infrastrukturave të vendit dhe në bujqësi. Në total kanë qenë 100 burgje, kampe me tela me gjemba, kampe internimi, kampe pune të detyruar. Fatkeqësisht, edhe sot pas mbi 30-vite të rrëzimit komunizmit në Shqipëri janë 4500 të vrarë dhe të pushkatuar të cilët ende nuk kanë një varr.
Në qershor 2022, është hapur Muzeu i parë për viktimat e komunizmit në Washington. Me tri galeri të përhershme me ekspozita, dhe instalacione dhe gati 10 mijë metra katrorë hapësirë, kjo hapisrë na jep një mësi të shkurtër, tronditëës mbi brutalitetin që ka ndodhur në të kaluaren. Ky muze është i kuruar nga Elizabeth Spalding dhe Lee Edwardsi nga Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit, muzeu u krijua me një Akt të Kongresit në 1992, dhe është i financuar nga donatorë privatë, dhe nga qeveritë e Hingarisë, Polonisë, Estonisë dhe Letonisë.
Në galerinë e parë shohim në ekran “Kujtimi i viktimave”, ku kalon në mënyrë efikase nga “Manifesti komunist” i Karl Marksit dhe Friedrich Engels -it i vitit 1848 në Revolucionin Rus të 1917-ës, fillimin e Leninit në Komitetin global në 1919 dhe vitet e para të diktaturës së Stalinit. Një mini-dokumentar gjurmon se si manifesti i Marksit u zhvillua në “socializmin shkencor” të Engelsit dhe se si Trocki dhe Lenini kapën momentin në vitin 1917. Pamjet e çuditshme të bolshevikëve në rrugët e Rusisë cariste mund të duken si histori e lashtë për vizitorët e rinj. Por fotografitë e qarta në murin përballë ekranit – fëmijë ushtarë në Nikaragua, lufta civile dhe uria në Etiopi, puna e detyruar në Korenë e Veriut – tregojnë se komunizmi, një ideologji evropiane nga epoka e perandorive, ishte eksporti i fundit perandorak në epokën e dekolonizimit.
Në galerinë e dytë, shohim “Represioni”, tregon hapin e madh përpara drejt tiranisë. Kuratorët vlerësojnë se 20 milionë njerëz u zhdukën në rrjetin e fshehur të kampeve të punës dhe burgjeve që Alexander Solzhenitsyn e quajti “arkipelagu gulag”. Një montazh vizatimesh nga të burgosurit në Rusi, Kinë, Vietnam, Kubë dhe Korenë e Veriut dokumenton rrahje të vazhdueshme, tortura dhe uria dhe luftën për të qëndruar njerëzor. Ekspozitat përmbajnë, valixhet e vogëla të sendeve personale që të burgosurit sovjetikë lejoheshin të merrnin me vete; racioni ditor, një copë bukë e ashpër rreth katër feta të trasha; një valixhe e qepur nga një i burgosur për të mbrojtur bukën nga minjtë dhe vjedhjet.
Rezistenca”, galeria e tretë, përshkruan se si regjimet komuniste u ngurtësuan në shtete policore mediokër. Në murin e galerisë është një ekran gjigant, që tregon hungarezët në 1956 dhe çekosllovakianët në 1968 përballë tankeve sovjetike dhe represionit masiv. Por komunistët nuk mund të shkatërronin armikun e tyre të vërtetë. Ky nuk ishte kapitalizmi borgjez, por dëshira për liri.