Search
Close this search box.

56 vjet më parë u nda nga jeta Ali Asllani, poet, atdhetar e diplomat shqiptar

56 vjet më parë ndërroi jetë, në Tiranë, Ali Asllani, poet, atdhetar dhe diplomat shqiptar. U lind në fshatin Vajzë të Vlorës më 28 nëntor të vitit 1884. Ngeli jetim në moshë të re, kur ishte ende 6 vjeç, Me ndihmën e të afërmve dhe miqve të të atit, mundi të ndiqte shkollën e mesme të Vlorës. Gjithashtu ndiqte shkollën greke.

Në vitin 1898 nisi të studiojë në Janinë. Në Institutin e Lartë administrativ “Mylkije” në Stamboll, u diplomua në vitin 1906. Ai ishte një nga anëtarët e shquar të Klubit “Bashkimi”. Për mbështetjen që i dha Ismail Qemalit filloi të persekutohej nga organet qeveritare turke.

Mundi t’i shpëtojë internimit, kaloi në Korfuz dhe prej andej në Vlorë. Mori pjesë në Kuvendin e Dibrës, si përfaqësues i Klubit “Bashkimi” të Janinës. Në vitin 1910 u kthye në Stamboll. U emërua sërish nënprefekt me ndërhyrjen e Shahin bej Kolonjës, por me kusht që të punonte në viset shqiptare. Pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali, i besoi atij detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës të Këshillit të Ministrave, ku qëndroi deri më 22 janar të vitit 1914. Nga 20 dhjetori i vitit 1918 gjer më 5 nëntor të vitit 1920 ishte kryetar i Bashkisë së Vlorës.

Në vitet 1921 – 1922 ishte kryekëshilltar i qeverisë dhe më pas sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë. Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri ishte ndër të parët themelues të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve. Ali Asllani është poet realist, i njohur për satirën e tij goditëse. Vdiq në Tiranë në 20 dhjetor 1966.

Almanart