
Gjaku i Martirëve të Kombit” ❗️PREMIERË ➡️21-22-23-24 Dhjetor ora 19:00
🎭Drama “Gjaku i Martirëve të Kombit” e përshtatur nga Bajram Torba është bazuar në romanin me të njëjtin titull të shkrimtares Zana Tako.
Një dramë tërheqëse, befasuese, emocionale, misionare dhe artistike.
Tematika e dramës është bazuar në ngjarje të vërteta reale, në kohën e persekutimeve të klerikëve dhe besimtarëve.
Është një prurje e re jo vetëm për temën rrënqethese, por në thelb të saj qëndron Dashuria. Ajo dashuri njerëzore që vlen me shumë se çdo pasuri kapitale.
E gjitha kjo përcillet me mjaft përkushtim nga Prifti Lazer, që është në qendër të ngjarjeve, ku rrethohet me një sërë personazhesh që plotësojnë ngjarjet me një vendosmëri të rrallë.
Pas shumë torturave që i bëhen Priftit, atë e pushkatojnë.
Edhe pse para egzekutimit ai fal dashuri…
Kjo është drama që përcjell mision, falje dhe dashuri.
Por ndërkohë ngelet nje dramë edukuese për mbarë njerëzit.
