Promovim libri “Komploti” nga Ben Blushi te Libraria “Adrion” Tirane

Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë pasnesër, data 20 dhjetor ora 18:00, në takimin me autorin Ben Blushi. Në këtë takim Z. Blushi do të prezantojë librin e tij më të fundit “Komploti”. Gjatë eventit do të keni mundësinë e një bashkëbisedimi ku mund të bëni pyetjet e juaja rreth veprës të shoqëruara edhe me një autograf nga autori.

Ngjarjet zhvillohen në vitin 2044, kur në Shqipëri është krijuar një komunitet i madh afgan, ndërkohë që popullsia shqiptare është pakësuar mjaft. Afganët, që tashmë thuajse janë shndërruar në shtet brenda shtetit, kërkojnë të pushtojnë Kosovën për të krijuar një shtet më të madh, ose një Afganistan të ri në mes të Europës. Një plan që shqiptarëve çuditërisht nuk u pëlqen, por nuk kanë forcë ta kundërshtojnë. Rreshtimi i Amerikës dhe Rusisë në këtë konflikt mes shqiptarëve dhe afganëve mund të shkaktojë një Luftë të Tretë Botërore…

Date

20/12/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

Libraria "Adrion"
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart