Monografia “Fatbardh Marku Vizatime dhe grafika” nga Oltsen Gripshi te Qendra Kulturore “A.Moisiu” Durrës

Miq të librit dhe të leximit, për Bibliotekën Publike Durrës muaji shkurt vjen me përurimin e një libri tërësisht të veçantë. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në përurimin e monografisë shkencore kushtuar krijimtarisë: “Fatbardh Marku: vizatime dhe grafika 1972-2022” në lëmin e historisë së artit shqiptar, me autor Ph.D. Oltsen GRIPSHI nën moderimin e poetes Teuta DHIMA.

Për autorin e monografisë, krijimtaria e artistit është “Dehja nëpër shtigjet bardhezi të Fatbardh Markut ngjason si muzgu, që nuk është vetëm ai në perëndim të diellit, mund të jetë edhe ai i agimit që shpërndan natën në horizont të qiellit.”.

Shihemi të martën dt. 13 / 02 / 2024
Ora 18:00
Në Qendrën Kulturore “Aleksandër Moisiu” Durrës.

Date

13/02/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

Qendra Kulturore "A.Moisiu" Durres
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart