
“Ritëm, tingull, lëvizje” te “Tulla Culture” Tiranë
Të shtunën pasdite të datës 17 Shkurt ju ftojmë në @tullaculture për të ndjekur shfaqjen e klasave të teatrit të drejtuara nga @sonilakapidanieducator
🎭“Ritëm, Tingull, Lëvizje”
Nga fjalëshpejtat, tek Sonetet e Shekspirit
Një shfaqje dedikuar teknikave të Zërit-Lëvizjes dhe Improvizimit , përgatitur nga @sonilakapidanieducator
Një prezantim për të rinj, ku eksplorimi i botës imagjinative të teatrit përmes improvizimit, lëvizjes, zërit – i ka pasuruar me këto aftësi thelemelore të nevojshme për çdo aktor e njeri.
Sonetet e Shekspirti me teme ”Rininë” – 1; 18; 29; 54 dhe 116, kanë mundësuar një analizë të gjuhës, simboleve, ritmit të saj dhe duke gjetur kuptimet e fshehura mes vargjeve, të lidhen ato me jetët tona të përditshme.
🎭”Dëshira”
Poezi nga Naim Frashëri
Skema e punës me ritmin, lëvizjen dhe fjalën është punuar nga Shkëlzen Berisha
Poezi nga Naim Frashëri që trajton dëshirat e njerëzve për njerëzim. Nevojat e tyre, kërkesat, lutjet e përgjërimet për një botë më të mirë. Kjo punë është trajtuar si proces konceptual, ku kalohet përtej fjalëve dhe përdoren aftësitë e të shprehurit fizik teatral. Përveç zhvillimit të mendimit konceptual, ky proces shërben edhe në eksplorimin e vetvetes, potencialin fizik e zanor dhe me shumë rëndësi, punën në grup, koordinimin kolektiv, dëgjimin e harmoninë.
Hyrja është me bileta!
Për rezervime telefononi në 0692211158
Ju urojmë suksese!!!
