
Masterclass “Akademia Teatrale” nga Donata D’Annunzio Lombardi te TKOB
Teatri i Operës dhe Baletit hap Thirrjen për MASTERCLASS në programin e parë profesional muzikor “Akademia Teatrale”, që synon evidentimin, promovimin dhe zhvillimin e talenteve të reja në disiplinën lirike.
⚜️Nën kujdesin e veçantë dhe mjeshtëror të sopranos lirike 💫Donata D’annunzio Lombardi, fituese e çmimit prestigjioz “Puccini 2019” dhe e njohur si një ndër interpretueset më të mëdha të muzikës pucciniane, e cila ka debutuar rolet më të rëndësishme pucciniane që nga viti 1991 deri më sot, të tilla si Musetta, Mimì, Magda, Liù, Madama Butterfly, Suor Angelica, Manon Lescaut, Tosca.
🎶 Përgjatë 5 ditëve, nga data 3- 7 mars , artistët e rinj do të kenë mundësinë të trajnohen plotësisht PA PAGESË, rreth teknikave të interpretimit, teknikave të këndimit dhe ndërtimit të një roli.
🔴Aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më datë 29 shkurt, sipas 2 kategorive:
1. Regjistrim efektiv, ku kandidatët fitues do të jenë përfitues të masterclass -it.
2. Pjesëmarrje për dëgjim, ku kandidatët do të kenë mundësinë ta ndjekin masterclass-in si dëgjues dhe jo si pjesëmarrës.
📨🗃️Mjafton të dërgoni CV-në, video me performancën tuaj, materialin e me të cilin doni të punoni dhe formulari e aplikimit, të cilin e gjeni website-in zyrtar të TKOB-së, në email-in sekretaria@tkob.gov.al.
