Promovim libri “Film pas filmi, unë e bija e…” nga autorja Ester Gjika te “COD Kryeministri”

#PROMOVIM | “Film pas filmi…” 📚

📍 Në kuadër të 15-vjetorit të ndarjes nga jeta të regjisorit të shquar Viktor Gjika, Qendra për Hapje dhe Dialog #COD në bashkëpunim me shtëpinë botuese “TOENA” prezantojnë librin “Film pas filmi, unë e bija e…” nga autorja Ester Gjika.

📖 Viktor Gjika ishte një nga regjisorët më të rëndësishëm dhe te shquar të filmit shqiptar. Gjatë gjithë karrierës realizoi rreth 15 filma artistikë dhe 25 dokumentarë. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze, në vitin 1977 i jepet titulli “Artist i Merituar” dhe në 1985 “Artist i Popullit”.

📌 Ju mirëpresim të hënën!
🗓 4 mars, 2024 ⏰ ora 17:30, në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë.

Date

04/03/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

17:30

Location

COD Kryeministri
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart