
Klubi i Librit “Mësojmë nga e kaluara” për memuaret e Drita Çomos “Dritë që vjen nga humnera”
Në datën 19 mars 2024, në muajin e Gruas, Klubi i Librit -Mësojmë nga e kaluara ka perzgjedhur të diskutojë mbi memuaret e Drita Comos, “Dritë që vjen nga humnera”
Me këtë rast kryetarja e Autoritetit shkroi në murin e saj në FB:
“Shkenca, mjeksia shoqëria duhet të gjitha “të mos dëmtojnë”. Por, për fat të keq, shoqëria dhe ndërgjegjja kolektive e saj mund të prodhojnë dhe qëndrime kundra njeriut dhe kundra gruas duke sjellë antagonizëm, diskriminim, polarizim, dhunë, përgojim. Ato mund të ndertojnë mure dhe të “armatosen” që ti mbajnë barrierat në këmbë.
Këtë 8 Mars, le të nderojmë përpjekjet e vajzave dhe grave për t’u perballur me sfidat e padrejta të jetës; ato që shkakton vetë njeriu, për të rrezuar pengesat e muret brenda mendjeve të secilit dhe brenda shoqërisë sonë.”


