Shprehur në vargje – “Rruga e modernitetit dhe koha e artë e letërsisë shqiptare” në Vlorë

📜 Qendra për Hapje dhe Dialog #COD në Vlorë, do të zhvillojë aktivitetin e radhës të projektit “Shprehur në vargje”, me tematikë “Rruga e modernitetit dhe koha e artë e letërsisë shqiptare”, me pjesëmarrjen e nxënësve të talentuar të shkollës artistike “Naim Frashëri”.
🇦🇱 Për gati një gjysmë shekulli pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, shkrimtarë dhe intelektualë shqiptarë vijuan të frymëzoheshin nga idetë e Rilindjes Kombëtare të shekullit të 19-të.
📌 Përmes bashkëbisedimit dhe interpretimit të poezive që i përkasin periudhës mes dy Luftërave Botërore, nxënësit do të shprehin këndvështrimet e tyre mbi krijimtarinë e poetëve si Migjeni, Fan S. Noli, Gjergj Fishta, Lasgush Poradeci etj të cilët hodhën themelet e poezisë me perspektiva të ndryshme, si tematike ashtu edhe botëkonceptime të ndryshme mbi artin poetik.
📍 Shkolla artistike “Naim Frashëri”
🗓️ 18 prill 2024 | ora 14:00

Date

18/04/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

14:00

Location

Shkolla "Naim Frashëri" Vlorë
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart