
Lexojmë autorët tanë – “Më quajnë …” me Luan Rama te “COD Kryeministri” Tiranë
LexojmëAutorëtTanë | MË QUAJNË…
📚 Qendra për Hapje dhe Dialog #COD në vijim të ciklit të takimeve 📖 “Lexojmë autorët tanë” në bashkëpunim me shkrimtarin Luan Rama, sjellin një pjesë të kolanës “Më quajnë…”, “Skënderbeu”, “Nënë Tereza”, “Mbretëreshë Teuta”, dhe “Ismail Qemali” me pjesëmarrjen e nxënësve të shkollës “Sabahudin Gabrani”.
📌 “Më quajnë…” është një kolanë për fëmijë me biografitë e personazheve botërorë dhe shqiptarë, figura të shquara të historisë, shkencës, letërsisë, artit e kulturës. 📔Personazhet sillen në kohë nëpërmjet ilustrimeve frymëzuar nga epoka ku fëmijët mund të zhyten në kohën dhe botën e personazheve. 📕📗📘📙
