
Klubi i Librit “Ivanaj” – “Mashtruesi” Javier Cercas
Ky është një roman i mahnitshëm pa fiksion dhe i mbingopur me fiksion. Fiksionin nuk e sjell autori; e sjell Enrik Marko, një nëntëdhjetë vjeçar nga Barcelona, i cili e paraqiti veten sikur i kishte mbijetuar Holokaustit, gjersa më 2005 u demaskua, pasi kishte kryesuar vite me radhë shoqatën spanjolle të të mbijetuarve dhe kishte arritur të bëhej hero.
Ky rast pati jehonë anembanë botës dhe bëri që Marko të jetë mashtruesi i madh. Tani, në këtë thriller hipnotik, që është gjithashtu një gosti me asortimente të shumta – që nga proza rrëfimtare gjer tek autobiografia, – Javier Cercas e ngujon enigmën e personazhit dhe njëkohësisht futet në shtresat më të thella e më të sikletshme të vetes sonë dhe të së kaluarës sonë të afërt. Si rezultat, ka ardhur ky libër, që bën fjalë jo vetëm për Enrik Markon, po edhe për ty, lexues.
