Bisedë me Anna Shkreli & Sokol Çunga për librin “Vartësit” nga Olga Ravn te “Berk Botime” Tiranë

NDOSHTA DO TË THOSHIT SE ËSHTË BOTË E VOGËL, POR NUK ËSHTË KËSHTU, KUR DUHET PASTRUAR! Të martën 21, ora 19:00, mbi “Vartësit” e Olga Ravn, bashkëbisedoj me Sokol Çunga.
Teksa romani i Olga Ravn përmban elemente fantastiko-shkencorë si anija kozmike dhe planete të largëta, “Vartësit” në fakt eksploron çudinë e një bote të sunduar tërësisht nga puna. Është vetë puna, në vend të trupave të huaj apo fizikës hapësinore, që bëhet mjeti me të cilin Ravn tjetërson dhe ripunon kodet dhe bindjet tona më të njohura. “Vartësit” përfundon me një lloj teze mbi mënyrën se si puna ndërton botën e Ravn:
“Nuk më rëndon ta mbaj vendin pastër. Më është bërë porsi botë e vogël. I flas, teksa ajo çlodhet. Ndoshta nuk duket gjë e madhe. Ka vetëm dy dhoma. Ndoshta do të thoshit se është botë e vogël, por nuk është kështu, kur duhet pastruar.”
Ravn huazon fjalinë e fundit nga titulli i një vepre të vitit 1990, nga artistja Barbara Kruger, Untitled (“Ndoshta do të thoshit se është botë e vogël, por nuk është kështu, kur duhet pastruar). Vepra artistike dhe romani eksplorojnë mënyrën se si puna mund t’i shndërrojë hapësirat e mbyllura (“dy dhoma”, “jo shumë”) në “botën e vogël” të dikujt. Ndërsa kërkesat e punës mund të zgjerojnë dy dhoma në një botë të tërë, imazhi i krijuar nga libri dhe intervistat e përdorura nga Ravn e zmadhojnë punonjësin, duke zmadhuar kështu dhe abstraksionet e punës, për të shqyrtuar strukturën e jetës së një punëtori. Në botën që përshkruan, “Vartësit” është një roman distopik, ndërkaq ai instrumentalizon përfaqësimin e tij të distopisë për të eksploruar natyrën e gjithë-ndryshueshme të punës në të tashmen tonë edhe më distopike.

Date

21/05/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Berk Botime
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart