Promovim libri “Ditari i një kinoregjisori” për Endri Keko te “Akademia e Shkencave”

“Ditari i një kinoregjisori” është libri i ri i përgatitur për botim nga Ilir Keko, ku përmblidhen kujtimet e atit të tij, kineastit Endri Keko, Nderi i Kombit, sjellë me rastin e 100-vjetorit të tij të lindjes.

🖋 Shënime e dëshmi të vyera nga jeta e tij të ilustruara me foto, studimet në Moskë dhe xhirimi i dokumentarëve e kinokronikave në Kinostudio, përbëjnë një material studimi të gjerë e me vlerë, mbi fillimet e kinematografisë në Shqipëri dhe zhvillimin e saj, deri në vitet ’80, por edhe mbi familjen Keko, një familje artistësh e cila dha shumë për filmin dhe artin shqiptar.

🟢 Nesër, 31 maj 2024, ora 11:00 në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, salla “Aleks Buda”, organizohet promovimi i librit dhe mbahen kumtesa nga: Piro Milkani, Ylli Pepo, Genc Përmeti, Paskal Milo, Ben Andoni, Aleksandër Çipa, Mevlan Shanaj, dhe Shaban Sinani.
Veprimtaria moderohet nga Marinela Ndria, drejtoreshë e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

Ne kemi përgatitur edhe një material video me çaste dokumentare të xhiruara nga Endri Keko.

Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Arkivi Qendror Shteteror i Filmit

Date

31/05/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Akademia e Shkencave
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart