book promotion tirana

Promovim libri “Kompetencat e mësimdhënësve për identifikimin dhe zhvillimin e talentit në muzikë” te “Akademia e Shkencave”

Ju rikujtojmë nesër në orën 11:00, jeni të mirëpritur!

Të mërkurën, datë 19.06.2024, ora 11.00, salla “Aleks Buda”, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë zhvillohet promovimi i librit ” Kompetencat e mësimdhënësve për identifikimin dhe zhvillimin e talentit në muzikë”, me autore dr. Elizabeta Qarri. Bisedën me autoren Elizabeta Qarri e moderon prof. Valton Beqiri.
Në epokën e globalizimit dhe të zgjerimit të flukseve kulturore, edukimi muzikor kërkon një rishqyrtim të veprimtarisë së mësimdhënësit të muzikës dhe sferës së tij të kompetencës. Në këtë drejtim, nevojiten diskutime për kompetencën dhe aftësimin e mësimdhënësit të muzikës në një shoqëri multikulturore, ku teknologjia dhe njohuritë në fushën e kulturës, muzikës dhe shkencave sociale po ndryshojnë me shpejtësi, por më e rëndësishmja, po ndryshon vetë individi – qëndrimi i tij, komunikimi me mjedisin dhe kulturën, si dhe natyrën dhe mekanizmat e veprimtarisë së tij.
Ndryshimet e perceptuara në manifestimin e talentit muzikor në fazat e ndryshme të zhvillimit të personalitetit tregojnë jo vetëm nevojën për të kuptuar arsyet që çojnë në to, por edhe për të marrë në konsideratë zhvillimin e talentit dhe gjetjen e metodave dhe formave më të përshtatshme për të punuar me të.

Date

19/06/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Akademia e Shkencave
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart