
“Peeping tourist” te “COD Kryeministri”
PEEPING TOURIST ⛰️
📌 Qendra për Hapje dhe Dialog dhe “Peeping Tourist” prezanton dokumentarin mbi historinë e #ALBTURIST dhe turistët e përgjuar në Shqipëri, mbështetur në dokumente të Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit 🗂️ përgjatë viteve 1945-1990, me regji të Eni Janit dhe që do të ndiqet nga një diskutim mes të pranishmëve.
🏖️ Turizmi i cili konsiderohej si një nga industritë më të rëndësishme për shumicën e ekonomive botërore në 🇦🇱 Shqipëri u konsiderua si një industri e parëndësishme gjatë regjimit komunist. 📖 Historianët e përshkruan Shqipërinë si një nga vendet që nuk mund t’i shpëtonte simptomave të përgjithshme të zhvillimit të një ekonomie të kontrolluar dhe të drejtuar nga shteti. 🏕️ Ky dokumentar synon të analizojë zhvillimin e turizmit shqiptar nën funksionin e të vetmes Agjenci Shtetërore të quajtur ALBTURIST.
📍 Salla “FORUM” | COD
18 korrik 2024 | ora 11:00
