
“Dita e Liqenit” – Koncert në piano nga Robert Bisha
Dita e Liqenit, më 15 gusht, vjen si një thirrje për rikthim në traditë.
Një organizim i cili promovon Liqenin në një dimension tjetër pritet të japë një shije të freskët të çdo elementi që e karakterizon, një rrugëtim që gërsheton etnon me ekon dhe bashkëkohoren. 🏞
Programi përfshin shëtitjet me varka e kanoe, një kënd për fëmijët ku në gurët tipikë të asaj zone do të pikturohen imazhe të ndryshme në lidhje me liqenin, panairin e artizanëve me produkte lokale që vënë në pah autenticitetin e kësaj zone dhe instalacionin artistik “Zogjtë”, që është një thirrje për të rinjtë që kanë krijuar kazafe mendore ndërkohë që në vendin e tyre dita ditës po humbasin një liri që supozohet se do ta gjejnë në një vend tjetër. 🛶
Në muzg, një koncert i hapur me muzikë Eko që ndërthur pikërisht këtë traditë me notat elegante të pianos. 🎵 🎹
Sigurisht, kjo do të shoqërohet me pamjet dehëse të liqenit të Shkodrës dhe peizazheve të gjalla të jetës në fshat.
Koncerti do të jetë i hapur për çdo banor të këtij fshati, për banorët e Shkodrës dhe çdo turist kurioz që dëshiron të ketë kontakt me diçka që shkon përtej klisheve.
🕐Aktivitetet nisin nga ora 18:00
Koncerti i pianistit Robert Bisha në 20:00 në Shirokë!
