
“Tallje kolektive p.3” te “Corner Comedy Club” Tiranë
Në vazhdim të revoltës tonë të vogël, sjellim për ju thënien e cila na shoqëron çdo tre ditë pas çdo vjedhje tenderi, pas çdo lajmi për shpërdorimin e buxhetit të shtetit, pas çdo vrasje, pas çdo plagosje, pas çdo anomalie në ndodh në Shqipërinë tonë: “Çudia më e madhe tre ditë zgjat!”
Dy mbrëmje për të rikujtuar të gjitha ato që me të vërtetë janë harruar për tre ditë.
Dy mbrëmje për të risjellë në fokus plagë të shoqërisë tonë të cilat nuk kanë marrë zgjidhje dhe e detyrojnë historinë të përsëritet.
Si kurrë më parë i bëjmë thirrje gazetarëve që na ndjekin, ekonomistëve, mësuesëve, specialistëve në fusha të ndryshme, njerëzve të ligjit, punëtorëve, studentëve që mbarojnë universitetin dhe turren për të ikur jashtë apo përfundojnë duke punuar në callcenter sepse profesioni i tyre është monopolizuar – ejani dhe ndani historitë dhe dijet tuaja.
Ndryshimi dhe ndërgjegjësimi fillon mes nesh, me ne.
Dhe mos kini merak, ky shtet është aq qesharak saqë dhe të duam ne të mbajmë seriozitetin, është e pamundur.
20 & 21 Gusht.
Ora 22:00
@anton.bello
@arlindarecii
Zini një tavolinë në DM ose na kontaktoni në +355684828588.
