
“Revoltë popullore p.4” me Bes Mustafaj
Edhe ti shikon lajmet dhe nuk e kupton ça bëhet?
Edhe ti përpiqesh të angazhohesh dhe të bësh diçka për atdheun tënd po sikur s’ja ke idenë nga t’ja fillosh?
Edhe ty të ka humbur shpresa dhe pret llotarinë amerikane ose të të marrë tezja/daja/xhaxhai/halla në Itali?
Edhe ty s’të dalin lekët në fund të muajit?
Edhe ty s’të bën sens çmimi i qerave dhe i shtëpive?
Edhe ti nuk e kupton për kë ndërtohen biznese luksi në jug kur ty s’të del llogaria të bësh pushime me çadër me vete?
Edhe ti je bërë me fëmijë edhe sikur s’je rehat që do e rrisësh në Shqipëri?
Edhe ti nuk e kupton ça po ndodh?
As ne nuk e kuptojmë miq.
Në fakt as Besi.
Kemi shpresa që do kuptojmë ndonjë gjë bashkarisht.
Ju mirëpresim!
23 & 24 Gusht.
Ora 21:30.
Hyrja kushton vetëm 300 lekë.
Zini një tavolinë në DM ose na kontaktoni në +355684828588.
