
“Varg Festival” Shkodër
📚 Varg Festival 2024 📚
Të dashur miq të letërsisë,
Do të mbahet edicioni i dytë i “Varg Festival”, organizuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, në qytetin e Shkodrës. Ky festival do të sjellë për ju një tur dyditor të aktiviteteve të ndryshme që përfshijnë poezi, prozë bashkëkohore dhe letërsi.
27 gusht 2024, ora 19:00
📍 Muzeu Historik Shkodër, Banesa “Oso Kuka”
Nata e parë do të prezantojë emra të rinj të qytetit: Suad Arilla, Behar Jacaj, Arjola Zadrima dhe Klevisa Bardeli.
28 gusht 2024, ora 19:00
📍 Muzeu Historik Shkodër
Nata e dytë do të përfshijë një bashkëbisedim me shkrimtarin Ylljet Aliçkaj dhe gazetaren Arta Marku. Do të kujtohet edhe figurën e At Zef Pllumit përmes poezisë, interpretuar nga aktorja Raimonda Marko.
Mos e humbisni këtë mundësi për të shijuar magjinë e letërsisë në Shkodër!
