exhibition parking gallery tirana

Ekspozita “Eksperiment i vazhdueshëm” nga Genc Kadriu te “Parking Art Gallery” Tiranë

Parking Art Gallery më dt 6 Shtator ora18:00 ka kënaqësinë tju ftojë në hapjen e ekspozitës “Eksperiment i vazhdueshëm” të artistit Genci Kadriu nga Pakica Maqedonase.
“EKSPERIMENT I VAZHDUESHËM” Genci Kadriu 6 Shtator 2024
Ne jemi një eksperiment i cili përseritet në mënyrë të vazhdueshme dhe perpetuale. Ekspozita e Genci Kadriut “Eksperiment i vazhdueshëm“ përmban tre cikle punimesh të cilat janë në teknika të ndryshme si vizatim, (stilolaps në letër), bojë kine, (Bojë tush) pastelit në leter dhe skulpturë (miniaturë). Ekspozita “Eksperiment“ vjen si një kërkim dhe ndjesi e artistit për të elaboruar elementët kulturorë dhe estetik të veshjeve folklorike Maqedonase, dhe skulptura të vogla në miniaturë të figurave të ndryshme të trajtuara si aksesore (unaza). Në të njëjtën kohë, vëmendje të vecantë i ka kushtuar dhe figurës së gruas duke vizatuar portrete në teknika të ndryshme. Sipas Gencit nuk ka ndonjë filozofi të veçantë përveç elaborimit të teknikës së pastelit dhe bojë tushi, ndërkohë duke u përsëritur shpesh portretet tërheqin vëmendjen në punën e Kadriut. Skicat me motive folklorike pa titull 2015-2017 vijnë si një inspirim i artistit nga veshjet e koncertit të Ansamblit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, “ TANEC“. Skicat paraqesin alternim të pasurisë Kulturore dhe Etnografike të Maqedonisë së Veriut – Veshjet Tradicionale Maqedonase, si dhe Antikitetin Prehistorik, objekte qeramike , vazo, të gjetura nga gërmimet arkeologjike të periudhës Neolitike, -Mazhdari -, etj., të cilat artisti i sjell nëpërmjet skicimit të veshjeve tradicionale dhe si copeza të kërkimit të tij artistik dhe identitar. Ndërkohë Portretet në pastel dhe bojë kine pa tutull 2022-2024 janë në vazhdimësi të eksperimentit dhe perceptimit të artistit, prej qeramisti, ku ngjyra është pjesë e skulpturës, një lojë ngjyrash në teknikën e pastelit, parë si art më vete në fletën e vizatimit, si një estetikë treguese, paraqitëse, jo si nje aksesor ndihmës për qeramik. Cikli i Skulpturat në miniaturë përmban 7 skulptura me përmasat 6×6 cm 2017-2024 të cilat artisti i trajton si aksesorë (unaza). Ato paraqesin sfidën e artistit në realizimin e disa portreteve, personalitete të spikatur të kulturës shqipëtare dhe botërore, të cilat në pamje të parë duken si objekte arkeologjike. Artisti e quan këtë një sfidë në përvetësimin e procesit të realizimit të miniaturave, jo si përdorim të përditshëm, por si aksesorë unaza të cilat mund të përdoren në evenimente të vecanta.Kjo ekspozitë tregon qartë finesën e artistit në kërkim të teknikave të ndryshme estetike, të kulturës, historisë dhe etnografisë së tij identitare, por në të njëjtën kohë tregon dhe rolin e angazhuar, duke kuntribuar intelektualisht dhe artistikisht në kultivimin e kulturës së vendit të origjinës por dhe te kulturës dhe historisë Shqiptare në tërsi. Ndonëse arti ende nuk shihet si një mjët që zgjith problematika, por sipas meje ështe ushqim për te menduarit në mënyrë kritike dhe një mjet shum i rëndësishëm në gjenerimin e dialogjeve dhe qasjes më të mirë për cështje të ndryshme me të cilat përballen shoqëritë tona.

Date

06 - 27/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00 - 18:00

Location

"Parking Art Gallery"
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart