movie tirana

Filmi “Mëngjese lufte” te “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave” Tiranë

FTESË 🗣

Të mërkurën, më 18 shtator 🗓, ora 19:00 ⏰, në Kinemanë Verore të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave (DPA) do të shfaqet një prej filmave më ikonikë mbi luftën çlirimtare të shqiptarëve, “Mëngjese lufte”. 📽

Realizimi i regjisorit Kristaq Dhamo në vitin 1971, do të ekranizohet për herë të parë i digjitalizuar në këtë hapësirë të re kulturore, që u adresohet veçanërisht të rinjve, përmes një shërbimi që ndërthur edukimin me zbavitjen. 🥰

Ky aktivitet, që gëzon bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit (AQSHF)🤝, vjen në vazhdën e veprimtarive kushtuar Vitit Mbarëkombëtar të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. 🇦🇱

Rezervoni falas biletën në aplikacionin teater.arkiva.gov.al. 📱🔍

📍DPA, Rr. Jordan Misja, 8303, Tiranë

Tags: ,

Date

18/09/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Location

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart