
“Ndërthurje” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë
NDËRTHURJE‼️
Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, për realizimin e këtij produksioni të dancit bashkëkohor.
Koncepti dhe koreografia: Daniele Ninarello
Kompozitor: Dan Kinzelman
Performues: Semela Skënderasi, Mariel Brahimllari, Valentina Myrteveli, Besiana Bytyqi
• Premierë më: 26 Shtator | Ora: 20:00
ℹ️ Si dhe më datat: 27 , 28 , 29 Shtator
🕔 20:00
📍 Salla 150, arTrubina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
• Orari i biletarisë: 🎫 E martë – E Diel
🕔 10:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00
• Ose rezervoni në: ☎️ 0695717746
𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐡𝐮𝐫𝐣𝐞 eksploron marrëdhëniet e ndryshme të mundshme mes trupave dhe tingullit, hapësirës dhe zërit, duke përmirësuar mënyrat në të cilat veprimet që gjallërojnë hapësirën dhe përvojat perceptuese të secilit kërcimtar, mund të ndikojnë vazhdimisht dhe të transformojnë rrjedhën e ngjarjeve, duke kompozuar një koreografi të përbërë nga ndërthurje të vazhdueshme, rezonanca dhe sinkroni të përkohshme. Frymëzuar nga koncepti entanglement, trupat e përfshirë në një nomadizëm të përhershëm, lëvizin vazhdimisht nga një marrëdhënie ndërvarësie, duke i dhënë jetë imazheve komplekse në një përpjekje të vazhdueshme për t’u bërë bashkë.
