
Forumoteka – Filmi “Jam” në turne
#FORUMOTEKA | JAM NË TURNE
📌 Vjen për herë të parë në #COD filmi dokumentar 🎬 kushtuar ikonës shqiptare të filmit dhe teatrit Pandi Raidhit. “Jam në turne”, nxjerr në pah figurën e papërsëritshme të aktorit, që qëndron në piedestalin e skenës dhe të ekranit 📺 shqiptar. Përmes materialeve të rralla, regjistrimeve filmike, intervistave nga kolegët e familjarët, dokumentari tenton të sjellë historinë e jetës, një histori triumfi, talenti, pune të palodhur dhe përkushtimi në 📽️ skenë dhe në ekran.
📍 HOLLI PROTOKOLLAR| COD
🗓️ 30 shtator, ora 18:00
