
“Takim Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore – Edicioni IV” Shkodër
Takim Ndërkombëtar i Orkestrave Frymore – Edicioni IV 🎶
Shkodra do të jetë shtëpia e muzikës së bukur frymore më 5-6 tetor 2024, në një ngjarje që bashkon talentet kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë të artit!
Ky aktivitet synon të promovojë vlerat artistike dhe të nxisë krijimtarinë e orkestrave frymore.
Programi i Aktivitetit:
📆05 Tetor 2024
– 17:30: Koncert në sheshet kryesore të qytetit
📆 06 Tetor 2024
– 11:00: Parakalimi nga pika të ndryshme drejt sheshit “Nëna Tereza”
– 12:00: Marshimi i të gjitha bandave dhe performancë nga sheshi “Nëna Tereza” deri tek sheshi para “Bashkisë Shkodër”
– 19:00: Koncert nga orkestrat pjesëmarrëse në sheshin para “Bashkisë Shkodër”
Ejani dhe përjetoni energjinë e jashtëzakonshme të muzikës frymore! 🎷🎺
