
Java Kulturore Japoneze – Workshop “Të njihemi me kulturën japoneze”
JAVA JAPONEZE | KORÇË 🇯🇵
📌 E konisderuar si një nga vendet më të zhvilluar të botës, Japonia ka ndryshuar shumë gjatë mijëvjeçarëve. Kultura bashkëkohore japoneze sot kombinon ndikimin aziatik, evropian dhe atë amerikan, por jo vetëm gjithashtu edhe në letërsi, stilin e veshjes duke percjell frymëzim në botën materiale të trashëgimisë kulturore. 🎎
Në kuadër të 🏯 “Javës japoneze”, Qendra për Hapje dhe Dialog në bashkëpunim me “Muzeun e Artit Oriental Bratko” dhe Universitetin “Fan Noli” organizojnë 🔗 workshop-in me temë “Të njihemi me kulturën japoneze” me të ftuar Maria Dojçe dhe Bojana Shukulli, ku do të flitet për shkrimin, muzikën dhe veglat muzikore, artet marciale, veshjet, por edhe traditat dhe ceremonitë, gastronomia japoneze. 🏮
📍 “Muzeu i Artit Oriental Bratko” | 10 tetor | 12:00
