Koncert “Estro Italiano” te TKOB

Një kombinim unik i veprave simfonike të njohura dhe krijimeve bashkëkohore nga kompozitorë shqiptarë sjell koncertin Estro Italiano në TKOB!

🎶 Metamorfoza – Premierë absolute nga kompozitori i mirënjohur shqiptar, Vasil Tole, fitues i çmimit të Ministrisë së Kulturës 2022, një vepër për orkestër harqesh.

Kjo vepër pasohet nga 🎻 Koncerti për Violinë dhe Orkestër Nr. 2 nga Bela Bartok, një kryevepër e repertorit violinistik që eksploron thellësinë e emocioneve përmes melodive të mrekullueshme të Bartok-ut.

Për ta përmbyllur natën me madhështi, do të interpretohet Simfonia Nr. 2, Op. 73 e Johannes Brahms, një nga veprat më të njohura të repertorit simfonik.

🎻 Virtuozi Gennaro Cardaropoli do të sjellë mjeshtërinë e tij në koncertin e Bartok-ut, ndërsa Orkestra Simfonike e TKOB-së, nën drejtimin e Robbert Van Steijn, do të krijojë një atmosferë emocionuese dhe të paharrueshme.

Mos e humbisni!

🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!

Date

18/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart