Baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” te TKOB

⚔️🦅 Rikthejmë në TKOB baletin “Plaga e Dhjetë e Gjergj Elez Alisë”, një vepër shqiptare që i ka rezistuar kohës.
🇦🇱 Me kompozim të të madhit Feim Ibrahimi, libret të gjeniut të letrave, Ismail Kadare, koreografi të mjeshtrit Agron Aliaj, skenografi dhe kostumografi të të madhit Naxhi Bakalli, me baletmaester Alisa Gjoni & Edi Blloshmi.
🫂 Dashuria dhe sakrificat për atdheun dhe njerëzit e dashur, lajtmotivi i jetës së heronjve të legjendave shqiptare. Legjenda nis me Gjergj Elez Alinë, i cili ka nëntë vjet që dergjet në shtrat nga plagët e marra dhe përfundon me duelin e Gjergj Elez Alisë me Bajlozin.
📜 Ndonëse me nëntë plagë në trup, Gjergji e vret atë. Në kulmin e gëzimit, ai mbyll sytë përgjithmonë nga plaga e dhjetë që ka marrë, në krahët e të motrës dhe mes kreshnikëve të tij.
Një balet me një histori unike që nuk duhet ta humbisni kurrsesi në TKOB!
🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10. Ju presim!

Date

25 - 26/10/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

20:00 - 20:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart