
Trajnimi “Art and Engagament” në Durrës
Fondi Kulturor Zviceran ka kënaqësinë të ftojë të gjithë artistët e rinj që dëshirojnë të zhvillojnë aftësitë dhe të ndikojnë në komunitetet e tyre përmes artit, të marrin pjesë në trajnimin “Art and Engagement.”
Ky program, i organizuar nga @ahetrashegimi, është pjesë e iniciativës për ngritjen e kapaciteteve dhe do të zhvillohet në katër qytete të ndryshme, duke ofruar mundësi të barabarta për të gjithë të rinjtë e talentuar që synojnë të sjellin ndryshim përmes artit dhe angazhimit kreativ.
