
Koncerti “Sounds from Shkodra” në Shkodër
Sounds from Shkodra,
Vjen per herë te parë ne vendlindje mbas nje karriere disa vjeçare jasht vendit, ku jane perpjekë te prezantojne muziken e kangeve dhe jareve shkodrane.
Ato jane perpunime dhe kompozime nga Arian Daija , që krijojne nje album motivesh , nga ato me te njohurat deri tek ato ma te reja.
Ne repertorin e tyre bejne pjese edhe vepra te autoreve si T. Harapi, Ç. Zadeja, T Daija P Gaci e Z Çoba.
Tinguj Shkodre asht nje koncert per tu konsiderue si nje bashkebisedim me autorin e me vetveten.
