
Koncert “Gjenerata Romantike” te TKOB
🎶 Epoka romantike, e njohur për thellësinë shpirtërore dhe ndjenjat e fuqishme, do të zbulohet në skenën e TKOB-së më 22 dhe 23 tetor.
Muzika e Frederic Chopin dhe Robert Schumann do të ringjallet përmes interpretimit të disa prej pianistëve më të talentuar nga Konservatori i Salerno-s “Giuseppe Martucci”
• 22 Tetor, ora 18:30 – Francesco Pio Bakiu dhe Federico Cirillo në piano
• 23 Tetor, ora 18:30 – Luca Apicella dhe Gianantonio Freecone në piano.
🌟 Kjo eksperiencë muzikore do të shpalosë fuqinë dhe pasionin e dy prej figurave më të mëdha të muzikës romantike, duke krijuar një rrugëtim emocional për çdo pjesëmarrës.
🎟️Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00. Kurse ditët e shfaqjes, ora 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30. Ju presim!
