
Ekspozita “Reflektime portokalli” në Shkodër
Një hapësirë për reflektim, frymëzim dhe solidaritet.
Bashkohuni me ne në një ekspozitë unike pikturash, organizuar në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. 🎨🖌️
🖼️ Ky aktivitet realizohet nga Qendra Rinore “Atelie”, në bashkëpunim me Save the Children dhe Departamentin e Arteve të Universitetit “Luigj Gurakuqi”, si pjesë e fushatës ndërgjegjësuese që Bashkia Shkodër ndërmerr.
Kjo nisëm synon promovimin e barazisë dhe respektit përmes fuqisë së artit.
📅 26 Nëntor
⏰ Ora 12:30
📍 Qendra Rinore “Atelie”
