Opera “Lucia di Lammermoor” te TKOB

Dashuri, vrasje, çmenduri dhe një fustan i gjakosur – për më shumë se 200 vjet, historia tronditëse e “Lucia di Lammermoor” ka bërë audiencën të dridhet nga emocionet!

✨ E bazuar në një ngjarje të vërtetë që skandalizoi Skocinë e shekullit të 17-të, kjo histori nisi si roman nga Sir Walter Scott, botuar në vitin 1819. Ishin Gaetano Donizetti dhe Salvadore Cammarano – dy nga yjet më të shndritshëm të operës italiane – ata që, në vitin 1835 i dhanë Lucias zërin e saj të pavdekshëm.

Një dramë që ndërthur dashurinë e ndaluar, tradhtinë dhe çmendurinë, rikthehet në TKOBAP pas plot 16 vitesh nga premiera e saj.

12, 13, 15, 16 dhjetor 2024, ora 19:00

⚜️Me një produksion krejtësisht të ri dhe një koncept origjinal nga regjisorja Ada Gurra, kjo vepër e pavdekshme merr jetë në Teatrin e Përjetimeve.

🤍Solistët, orkestra dhe kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do t’ju çojnë në një botë emocionesh të fuqishme, nën dirigjimin e maestro Jacopo Sipari di Pescasseroli dhe Dritan Lumshi.

🎶Katër netë që do t’ju lënë pa frymë!

Foto©️@armandsallabanda

🎟️ Biletat mund t’i merrni çdo ditë pranë biletarisë së TKOB-së, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-18:10

Ju mirëpresim!

Date

12 - 13/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00 - 19:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart