“Mendimi politik i prof.Peter Prifti” te “Qendra e Librit”

Prof. Peter Prifti, një nga figurat më të njohura të Diasporës shqiptare në Amerikë. Anëtar i departamentit të gjuhësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Diego Peter Prifti e filloi punën e tij akademike më 1969, me studimin monografik: “Kosovo in Ferment ”, ndërsa punonte në Institutin Teknologjit të Masaçusets.
📘Në vitin 1949, Peter Prifti diplomohet nga Universiteti i Pensilvanisë dhe vendoset në Boston. Aty njihet personalisht me Fan Nolin dhe fillon të punojë si sekretar i federatës pan shqiptare Vatra, dhe si redaktor i gazetës Dielli, së bashku me atdhetarin e njohur Qerim Panariti. Profesor Prifti ka shkruar e bashkëpunuar në fusha të ndryshme, si çështja e Kosovës, demokratizimi i Shqipërisë, dhe studime rreth historisë dhe letërsinë shqipe.
📕Ai radhitet krahas studiuesve anglisht-folës me libra të tjerë të shkencave politike si: Socialist Albania Since 1944, botuar më 1978, Confrontation in Kosova: The Albanian-Serb Struggle, 1969-1999, librin e vetëm në shqip; Mozaik shqiptar, botuar më 2003 dhe më 2005, monografinë në anglisht “Unfinished Portrait of a Country” një portret rreth të kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Date

05/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Qendra e Librit
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart