“Tok për Flinë” te “Kalaja e Tiranës”

“Tok për Flinë” 🇽🇰🇦🇱
26 Nëntor | Kalaja e Tiranës | Ora: 11:00

♥️ Dy vende, një zemër, një tryezë – Shije që na bashkojnë!

Flija e Shqipërisë dhe e Kosovës, tutmaçi i Tiranës dhe mantijat e Kosovës do të gatuhen dhe shpjegohen nga gra dhe amvisa të ardhura nga të dy anët e kufirit. Këto janë shije të trevave tona, që gjejnë vend në sofrën e përbashkët të shqiptarëve.🥘

Në këndin pritës të Kalasë së Tiranës, do të njiheni me historinë dhe aromën e këtyre gatimeve tradicionale. Një udhëtim në kulturën e kuzhinës etnike të Shqipërisë dhe Kosovës, rrëfyer nga Znj. Dhurata Thanasi Daneri, themeluese e “Luga e Argjendtë” dhe studiuese e historisë së kulturës ushqimore shqiptare dhe ballkanase.

Mos e humbisni këtë festë të shijes dhe traditës! Ejani të shijojmë dhe të festojmë bashkë në sofrën e shqiptarisë!🥰

Date

26/11/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Kalaja e Tiranes
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart