Dokumentari “Gratë në Diktaturë- Përtej mitit të emancipimit”

📣 @IDMC-Instituti për Demokraci, Media & Kulturë ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen e dokumentarit “Gratë në Diktaturë- Përtej mitit të emancipimit”, ditën e hënë, dt. 2 dhjetor ora 10:00 tek @siteofwitnessandmemory – Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës
Ky prodhim i IDMC dhe gazetares Fatmira Nikolli, do të shfaqet për herë të parë në Shkodër në sajë të mbështetjes së Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri.
🔴Dokumentari “Gratë në Diktaturë: Përtej Mitit të Emancipimit” synon të ndriçojë nga afër situatën reale ku jetonin dhe punonin gratë në atë kohë. Përmes dokumenteve dhe pamjeve arkivore, tregohet imazhi propagandistik i gruas në role të ndryshme: shoferë, ushtarake, saldatore, mjeke – sipas propagandës, nuk kishte asgjë që gratë nuk mund të bënin, njësoj si burrat.
Ndërkohë, zëri i dëshmitareve të kohës dhe studiuesve paraqet një tablo të ndryshme të asaj periudhe. Fatbardha Mulleti Saraçi, Vera Bekteshi dhe gra të tjera, pjesë e dokumentarit, përjetuan dhunën që regjimi ushtroi ndaj grave shqiptare në forma të ndryshme. Nga ana tjetër, aktorja Rajmonda Bulku përqendrohet te pabarazia dhe presioni që përjetonin gratë në Shqipërinë komuniste. Studiueset Luljeta Lleshanaku, Klejdi Kellici, Elsa Ballauri dhe Fatmiroshe Xhemalaj pasurojnë dokumentarin me analizën e tyre mbi këtë mit dhe realitetin e dhimbshëm që ai mbulon.

🤝Mirë u takofshim në Shkodër

#IDMC #swissembassy #vendiideshmisedhekujteses #gratenediktature #dokumentari

Date

02/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

10:00 - 12:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Site of Witness and Memory
Bulevardi Skenderbeu, 26, Shkodër, Albania 4001
Kategorite
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart