
“Jeta me laps e Nehat Islamit” te QKL
📚“Jeta me laps e Nehat Islamit”, një libër-intervistë i autorit Xheladin Rexhepi, i cili ka realizuar një bashkëbisedim me gazetarin e njohur Nehat Islami do të promovohet në hapësirat e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit më datë 2 dhjetor, ora 18:00.
📘Aktiviteti organizohet nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Unionin e Gazetarëve Shqiptarë.
Libri nëpërmjet 500 pyetjeve tregon rrugëtimin e Nehat Islamit në profesionin e gazetarit, brenda dhe jashtë Kosovës. Fëmijëria e tij, studimet, puna si korrespodent në Liban, intervistat me figura të njohura, realizimi i dokumentarëve, roli i tij gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe shumë e shumë tema të tjera janë përfshirë në këtë libër.
Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë promovim libri për të mësuar më shumë mbi Kosovën🇽🇰📕
#qkll #ministriaekonomisëkulturësinovacionit #kosova #libri
