
“Qeni i Giovanni Falcone-s” nga Dario Levantino te ‘Peter Pan Kids’ Club
Rezervoni sa më parë vendin për fëmijët tuaj. Nuk duhet ta humbasin për asgjë këtë bisedë letrare.
Përmbledhje:
‘“Qeni i Giovanni Falcone-s” nga Dario Levantino, nën kujdesin e Maria Falcones, është një libër mbi miqësinë, poshtërsinë, guximin, të mirën dhe të keqen, mbi Palermon – qytet ku miqësia, poshtërsia dhe guximi nuk njohin rrugë të ndërmjetme. Vetëm në Palermo, Uçi, një qen fatthënës, i fundit ndër të fundit, mund të bëhet i besuari dhe miku i një heroi të vetëm.
Në një qytet të errët, të tronditur nga bombat, Uçi dhe Giovanni Falcone bëhen të pandarë. Uçi nuk është hero, por historia e tij është e vrullshme dhe përfshirëse, sepse nga Giovanni ai mëson të guxojë. Mes dashurisë fatkeqe të qenit për Kelin dhe ‘Palermos poetike dhe të përbindëshme’ shfaqen Maxiprocesi, sistemi i drejtësisë, jeta e Giovanni Falcone-s dhe e qytetit të tij.
Mafia, e rrëfyer në mënyrë origjinale dhe pa retorikë didaktike, qëndron gjithmonë në plan të dytë, si një prani e dhimbshme dhe e përhershme, por asnjëherë e pathyeshme.’
