Prezantimi i librit “Montagne d’Albania” nga Piero Ghiglione

Instituti Italian i Kulturës ka kënaqësinë të bashkëpunojë me Universitetin Katolik Zonja e Këshillit të Mirë në Tiranë për prezantimin e botimit të ri të vëllimit “Montagne d’Albania” të autorit Piero Ghiglione, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Malit.

Libri është një guidë alpinistike e Shqipërisë së viteve ‘40, botuar nga Distaptur në Tiranë në vitin 1941. Me një studim mbi “Rapsodët e maleve shqiptare” nga Nicola Lo Russo Attoma.

“Montagne d’Albania” mund të konsiderohet eseja e parë shkencore mbi sistemin malor shqiptar.

 

Piero Ghiglione lindi në Borgomanero (Novara) në vitin 1883. Pasi u diplomua për inxhinieri në Torino, ai shpejt u afrua me malin, duke ushtruar sportin e skive dhe skive-alpinistike, për të cilin mund të konsiderohet si një nga themeluesit e tij. Pasi u zhvendos, për arsye pune, fillimisht në Zvicër dhe më pas në Gjermani, ai u specializua për patinazh në akull dhe ski dhe botoi disa artikuj mbi këtë temë në revistën mujore të Klubit Alpin Italian. Vizitoi edhe Shqipërinë, ku bëri disa ngjitje të para në male praktikisht të paeksploruara. Ka shkruar katërmbëdhjetë libra, duke përfshirë atë me titull “Montagne d’Albania” (Tiranë 1941)

  •  Organizuar nga: Universitetin Katolik Nostra Signora di Buonconsiglio
  •  Ne bashkepunim me: Instituti Italian i Kulturës në Tiranë

Date

11/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

15:30 - 17:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Universiteti Zonja e Keshillit te Mire
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart