“Pazari i Artit me Çmim të përballueshëm” tek “Galeria e Artit” Tiranë

Kur të vizitoni 𝐏𝐀𝐏-𝐆𝐀𝐓 (Pazarin e Artit me Çmim të përballueshëm- tek GAT), këte fillim dimri, duke i paraprirë blerjes së dhuratave të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri), tek 𝐆𝐀𝐓 do të gjeni së bashku me atmosferën miqësore dhe frymëzuese, një ekspozitë kolektive e cila do të prezantojë një sasi veprash origjinale në shitje, për shijet dhe portofolin e cdokujt, qoftë ky një person që blen Art për herë të parë ,
apo për një koleksionist me përvojë, me çmime që variojnë nga €𝟏𝟎𝟎-𝟐𝟎𝟎𝟎, nga artistë të afirmuar dhe autodidaktë, talente në ngritje, të cilët u përzgjodhën nga 𝟓𝟓 aplikime të mbërritura! Duke synuar të kthehet në një aktivitet artistik miqësor dhe interesant si për një ditë ideale kaluar me familjen, apo si aktiviteti i një mbrëmjeje me miq, me objektiv kryesor zbulimin dhe promovimin e punës së artistëve, kryesisht shqiptarë por edhe të huaj që jetojnë në Shqipëri, si atyre profesionistë ashtu edhe autodidaktë, 𝐏𝐚𝐳𝐚𝐫 𝐀𝐫𝐭𝐢 𝐢 𝐏ë𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐮𝐞𝐬𝐡ë𝐦 është një nismë e drejtoreshës të 𝐆𝐚𝐥𝐞𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐀𝐫𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧ë, 𝒁𝒏𝒋. 𝐄𝐝𝐢𝐭 𝐏𝐮𝐥𝐚 në bashkëpunim me stafin e Galerisë dhe me konsulencë nga ekspertë të fushës së ankandeve në botë, sikurse galeristja 𝐂𝐨𝐫𝐧𝐞𝐥𝐢𝐚 𝐆𝐫𝐚𝐬𝐬𝐢,
👉(https://www.greengrassi.com/),
e ftuar të njihej e të ndihmonte me përzgjedhjen e aplikimive, si dhe të asistonte në procesin e seleksionimit, me qëllim ofrimin e një vlerësimi objektiv, profesional dhe inkurajues mbi potencialin e skenës së gjërë dhe tregut artistik në ngritje.
Jeni të gjithë të ftuar e të mirëpritur si vizitorë kurioz, apo blerës potencial ditën e Mërkurë, më 𝟎𝟒.𝟏𝟐. 𝟐𝟎𝟐𝟒 𝐎𝐫𝐚 𝟏𝟖:𝟎𝟎, dhe në vazhdim çdo ditë, nga ora 𝟏𝟎:𝟎𝟎-𝟏𝟖:𝟎𝟎 deri me datën 𝟏𝟓.𝟏𝟐.𝟐𝟎𝟐𝟒.

Date

04 - 15/12/2024
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00 - 18:00

Location

"Galeria e Artit Tirane"
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart