
CYCLE nga Creative Mornings te COD
Tema globale e CreativeMornings për muajin dhjetor është CYCLE, rreth së cilës do të flitet në 240 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar botuesen e njohur Arlinda Dudaj, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Duke u bazuar nga perspektiva ime jetësore, një cikël mund të përshkruhet si një seri fazash që nga lindja e deri te fundi i jetës. Nevojiten një sërë interpretimesh në fusha të ndryshme, disa prej të cilave përqendrohen në natyrën përsëritëse të cikleve në ekstreme të kundërta si rritja dhe regresi. Këto janë koncepte shumë të rëndësishme për t’u konsideruar dhe krah për krah me ciklin përbëjnë trendin dhe parashikueshmërinë.
Nga shembulli i ciklit jetësor, a arrijnë rezultatet pozitive që nxitin të tjera rezultate pozitive dhe deri në ç’masë mund të parashikojmë rezultatet që presim?” @arlindadudaj @botimedudajofficial @creativemorning #creativemornings #cmcycle
