Java e dytë e dhjetorit – Teatër, opera, muzikë, aktivitete festive

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore përgjatë kësaj jave do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Do të nisim me kryeqytetin, do të ketë disa shfaqje teatri si: Teatri “Fausti” te “Teatri Kombëtar” në datat 12-14 dhjetor 2024, Teatri “Turjela” te “Teatri Kombëtar” në datën 15 dhjetor 2024. Gjithashtu do të rivihet KONCERTI te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 12-14 dhjetor 2024.

Në datë 13 dhjetor 2024 do të shfaqet Dokumentar “Petra Kelly-VEPRO TANI!” i sjellë në Shqipëri nga HBS Tirana, pranë Qendrës së Artit “Agimi”, ku do të ketë dhe diskutim me regjizorin, me titra në shqip e anglisht.

Sa i përket koncerteve, operas, “Violinistic Greetings” do të mbahet më 10 dhjetor 2024 te “Salla Koncertore e Universitetit të Arteve”. Koncerti “Mundësi pa kufi” do të mbahet më 11 dhjetor 2024 pranë Sallës së Koncerteve pranë Kishës Orthodhokse. “Lucia di Lammermoor” është opera premierë që do të vendoset në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në datat 12, 13, 15 e 16 dhjetor 2024, për dashamirësit e muzikës klasike. Koncert për Krishtlindje, Koncert “Duo e tastierave të shpirtit” nga Fatos Qerimaj & Rudina Ciko, “Përtej Agimit”, “Monkalypse” do të jenë disa aktivitete të tjera që do të mbahen në fundjavë.

Do të ketë disa aktivitete për fëmijë si shfaqjet e Cirkut Kombëtar, konkursi “Eja këndo me ne” te TKOB më 12 e 14 dhjetor, Konkursi “Bravo Bravissimo Shqipëria, si dhe Teatri për fëmijë “Së prapthi” te Teatri “Metropol” në fundjavë.

Sa i përket ekspozitave, janë të hapura disa ekspozita si: Manifesto “Great Wave” te Galeria “Zeta Contemporary Art Center” , “Përherësi” nga Naxhi Bakalli te “COD Kryeministri”, “Pazari i Artit me Çmim të përballueshëm” tek “Galeria e Artit” Tiranë, “Eden Game” nga Albana Shoshi te Galeria “FAB”, “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space”, “TRASHëgimi” nga Christoph dhe Sebastian Mugge te “Gallery 70” , “Unidentified False Objects – UFO” nga Ardian Isufi, “Pasazhe” nga Klea Ruçi te “Hotspot”.

Festivali i Letërsisë Evropiane do të mbahet në datat 12-14 dhjetor 2024, me praninë e disa shkrimtarëve të mirënjohur ndërkombëtarë, me moderimin e disa përkthyesve në “Europe House” apo Sallën “Sotir Kolea” pranë Bibliotekës Kombëtare. Do të ketë disa promovime librash si “Montagne d’Albania” nga Piero Ghiglione, “Ava” nga Brunilda Zllami, si dhe disa mbrëmje poetike.

Gjithashtu do të ketë disa takime, konferenca e diskutime si: “Qytetit i shpalosur: arti si faktor shndërrimesh” pranë “Akademisë së Shkencave”, “Dita e Hapur e Universitetit të Arteve 2024”, Lirika e Asdrenit pranë “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, CYCLE nga Creative Mornings te COD.

Shkodër do të ketë disa aktivitete me rëndësi si: “Java e Humorit” në datat 11-15 dhjetor me aktorët e mirënjohur të humorit shkodran e shqiptar, “Salloni i Vjeshtës – Edicioni 18” te “Galeria e Arteve”,  “Vëllezërit Kodheli dhe Kolë Idromeno” te Muzeu i Fotografisë “Marubi”, si dhe koncerte festive në Pedonale.

Vlorë do të mbahet Koncert nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura më 11 dhjetor 2024 në Teatrin “Petro Marko”. Gjithashtu do të ketë koncerte festive përgjatë fundjavës.

Korçë vijon të jetë e hapur Ekspozita imersive “Realizmi Socialist” te “Galeria e Arteve Digjitale”, si dhe do të organizohet AUTONOM FEST në Korçë më 10 dhjetor 2024.

Fier, do të jepet teatri “Klinika në breg të detit” te Teatri “Bylis”  në datat 13 e 14 dhjetor 2024.

Në qytetin e Lezhës, do të jepet teatri “Mede(a)t” në Lezhë në datën 12 dhjetor 2024, në kuadër të 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës, ku hyfrja do të jetë e lirë, si dhe Stand-up Comedy “50…pa pak” nga Edi Oga në datën 14 dhjetor 2024, me hyrje të lirë.

Berat do të ketë disa koncerte e aktivitete për fëmijë e familje që i gjeni në “Almanart” në Dhjetori në Berat, ku një nga koncertet më të shumëpritura do të jetë ai nga grupi “Elita 5”. Gjithashtu do të mbahet dhe Natë poezie te Friendly House më 11 dhjetor 2024.

Nuk mungojnë aktivitetet e jetës së natës me muzikë live apo DJ të ndryshëm që do të luajnë në qytete të ndryshme.

Almanart