
Green Sofa – “Si të (mos) ngresh një institucion” me Ruth Noack
Në këtë Green Sofa, historiania e artit Ruth Noack do të flasë mbi përpjekjen e saj për të rimenduar një qasje të re e më të natyrshme të ndërtimit të institucioneve kulturore.
Diskutimi do të mbështetet në përvojën e saj me “The Corner at Whitman-Walker”, një qendër kulturore në Washington D.C., e cila u mbyll në vitin 2021 për shkak të ndryshimeve në financimin e saj.
Edhe pse jetëshkurtër, “The Corner” ofroi një mundësi për të imagjinuar një mënyrë të re dhe kuptimplotë të ndërveprimit të artit me jetën.
Jeni të mirëpritur:
•17/12 | 18:00
•Destil Creative Hub
•Aktiviteti do të mbahet në gjuhën angleze.
