Java e fundit e 2024 – Eventet e fundvitit & eventet më të klikuara në “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore në këtë javë të fundit të vitit 2024 do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Koncertet festive për ndërrimin e viteve do të mbahen në shumë qytete si Tiranë, Shkodër, Berat, Korçë, Divjakë, Gjirokastra, Vlora etj. Gjithashtu vijon Baleti “Arrëthyesi” te TKOB, deri në datën 30 dhjetor 2024.

Ekspozitat e hapura janë të shumta dhe prezente në disa galeri si: Manifesto “Great Wave” te Galeria “Zeta Contemporary Art Center”“Përherësi” nga Naxhi Bakalli te “COD Kryeministri” deri më 31 dhjetor 2024, “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space”“Unidentified False Objects – UFO” nga Ardian IsufiEkspozita “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria Naan“TRASHëgimi” nga Christoph dhe Sebastian Mugge te “Gallery 70”Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë“Salloni i Vjeshtës – Edicioni 18” te “Galeria e Arteve” Shkodër, “Një rrugëtim te arti hyjnor” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozitë Arti Abstrakt te “C’era Una Volta” Korçë më 4 janar 2025.

Për jetën e natës sugjerimet janë nga më të ndryshmet, si për muzikë live, ashtu dhe për DJ të ndryshëm që do të performojnë në qytete të ndryshme. Sa i përket DJ të ndryshëm, do të jenë në këto lokacione: The Countdown: New Year’s Eve te Pallati i Sportit Asllan Rusi, Jeremy Olander & Alex Twin te Parku Olimpik Feti Borova, “Libraria Bar” Tiranë, “Pepper Lounge” Tiranë, “The Code” Tiranë, Kultura Pub & Bistro Shkodër, “Bed & Station Hostel” Shkodër, Da Vinci Lounge Vlorë, N’za Bar Tiranë, “Puls Night Club” Tiranë, CINEMA Cocktail Bar Berat, Radio Bar Tirana, Charl’s Bistro Tiranë, Mango Beach Sarandë, “Savana Lounge” Vlorë, “Kino” Tiranë, “Lost” Tiranë, “Moonshine Coffee Lounge” Bilisht.

Muzikë live si ajo popullore, rock, pop, hip-hop etj. do të ketë pranë: Nata e Vitit të Ri me muzikë live te Parku Olimpik, “Voodoo Rock Pub” Tiranë, Olea Glass Hall, Convivium Restaurant, Vox Palace Bouzoukia, N’Mes, Escape Premium Club Tiranë, “Rogner Hotel” Tiranë, “Chateau Fasel” Tiranë, Sky Club, “Movenpick Hotel” Lalz, Ammos Club Durres, Marquess Resto-Lounge Durrës, “Torelli Lounge” Elbasan, “Venue Club” Tiranë, “Padam” Tiranë,  “Ava Club” Tiranë, “Traffic Public Bar” Tiranë,  “Saiko Cocktail Bar” Korçë, “Urgjenca Club” Tiranë, “Select Hill” Tiranë, “Oma Dyrrachium” Durrës, “Perla Tattoo Bar” Tiranë, “Ashlin Lounge Bar” Elbasan, “Bliss Lounge” Tiranë.

Gjithashtu “Almanart” ju prezanton disa nga artikujt e eventet më të kërkuara në këtë platformë përgjatë vitit.

Artikulli më të lexuar janë: Jeta dhe veprimtaria artistike e letrare e Petro Markos në 110-vjetorin e lindjes[1], Kol Idromeno, piktori i “Motra Tone”, portreti i parë psikologjik i pikturës shqiptare[2], Asdreni – poeti, rilindasi, shkrimtari dhe autori i Himnit të Flamurit[3]

Librat më të klikuar të vitit 2024 janë: Lexojmë: “Siç më thotë nënua plakë” nga Musine Kokalari[4], Lexojmë: “Shoqëria e sfilitur” nga Byung-Chul Han[5], Lexojmë: “GJENIU” nga Teodor Drajzer[6]

Eventet më të klikuara janë: “Kënga Magjike 2024”, Koncert nga Marinella & Antonis Remos te “Pallati i Kongreseve” Tiranë si dhe “Za Fest 2024” te Kalaja e Shkodrës.

Shfaqjet e teatrit më e kërkuara në vitin 2024 janë: Teatri “10 vjet martesë” te Qendra “Kristal” Tiranë, Teatri “Elektra” te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tiranë, si dhe Premiera e teatrit “Fausti” te “Teatri Kombëtar”.

Ekspozitat më të klikuara janë: Ekspozita “Andy Warhol” te “Galeria e Artit” Tiranë, Ekspozita e Van Gogh te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë, si dhe Ekspozita “Brio” nga Orion Shima te Galeria “FAB” Tiranë.

Gëzuar Festat dhe sa më shumë mbarësi për ju dhe familjet tuaja! Me shumë dashuri nga “Almanart”!


[1] httcps://www.almanart.al/jeta-dhe-veprimtaria-artistike-e-letrare-e-petro-markos-ne-110-vjetorin-e-lindjes/

[2] https://www.almanart.al/kol-idromeno-piktori-i-motra-tone-portreti-i-pare-psikologjik-i-piktures-shqiptare/

[3] https://www.almanart.al/asdreni-poeti-rilindasi-shkrimtari-dhe-autori-i-himnit-te-flamurit/

[4] https://www.almanart.al/lexojme-sic-me-thote-nenua-plake-nga-musine-kokalari/

[5] https://www.almanart.al/lexojme-shoqeria-e-sfilitur-nga-byung-chul-han/

[6] https://www.almanart.al/lexojme-gjeniu-nga-teodor-drajzer/

Almanart