Java e tretë e janarit – Teatër, filma, koncerte, ekspozita, jeta e natës me “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore në këtë javë do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Shfaqjet e teatrit të kësaj jave do të jenë:  “Hare në dhimbje” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 22 janar 2025, “Dhelprat e Vogla” te Teatri Metropol në datat 23-26 janar 2025, “Iluzione Bashkëshortore” te “Teatri Kombëtar” Tiranë më 23-26 janar 2025, “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 24-26 janar 2025, “Ëndërr në papafingo” në Elbasan më 22 janar 2025 në orën 13:00 dhe 18:00.

Gjithashtu nuk do të mungojnë aktivitetet për fëmijë si Teatri për fëmijë “Djali miliader” te “Teatri i Kukullave” Tiranë në fundjavë apo dhe te Teatri “Metropol”. Gjithashtu në Roskovec do të jepet Teatri për fëmijë “Ëndërr apo e vërtetë?” më 22 janar 2025 dhe Lezhë më 24 janar 2025.  Gjenerata nga Cirku Kombëtar do të jepet gjatë fundjavës pranë “Teatrit të Kukullave” në orën 17:00.

Sa i përket filmave, do të përmendim: Premiera e filmit “Path” më 20 janar 2025 pranë Universitetit të Arteve, Natë filmash tribute për David Lynch te “Streha Coffee Community” Tiranë më 20 janar 2025, “The man without a past”, te “Tek Bunkeri” Tiranë më 21 janar 2025, “Leon the Professional” te Foresta Grid më 23 janar 2025, Filmi “Pasaporta” te Kinema “Rozafa” Elbasan më 24 janar 2025. Dropull International Short Film Festival” te “COD Kryeministri” do të mbahet më 22 e 23 janar 2025.

Sa i përket muzikës e koncerteve, “Trëndafilin kur ta dhashë” nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve te TKOB do të mbahet më 25 janar 2025. Koncert nga Konstantinos Argiros në Tiranë do të mbahet më 26 janar 2025 pranë “Pallatit të Kongreseve”. Koncert-biseda “Fenomeni artistik e psikologjik Moxart në kohën e kompjuterit” në Shkodër do të mbahet më 23 janar 2025 pranë Bibliotekës “Marin Barleti” Shkodër. “January Jack” te “Kalaja e Tiranës” do të mbahet më 24 dhe 25 janar 2025, në orën 20:30.

Ekspozitat e hapura janë të shumta dhe prezente në disa galeri si: “Të ndjesh pamjen” nga Besim Tula te Galeria “FAB” Tiranë“Dorëshkrime të panjohura dhe letërkëmbime të Kadaresë” te “Shtëpia Studio Kadare” Tiranë“Inside my home” nga Fatmir Boshnjaku te “Parking Art Gallery” Tiranë“Tejdukshmëri ekzistenciale” nga Krist Dimo te “COD Kryeministri” “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space”“Unidentified False Objects – UFO” nga Ardian IsufiEkspozita “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria Naan“Një rrugëtim te arti hyjnor” te “Galeria e Artit” Tiranë “Rrëfenja të gjelbërta” nga Klara Fyshku te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” KorçëEkspozitë nga Roland Karanxha te Galeria “Guri Madhi” Korçë, ““George Crewdson” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër.

Për ata që pëlqejnë ndjekjen e stand-up comedy, “Gjashtë komedianë vezullues” te “Tunel Music Venue” Tiranë do të mbahet më 23 janar 2025 në orën 20:00. Gjithashtu do të ketë disa mbrëmje me stand-up te “Corner Comedy Club” si Miq me qera, Nata e sekreteve anonime me Anton Bellon, NATA E SEKRETEVE ANONIME nga BES MUSTAFAJ, “Tinder’s Final Boss” me Anastasia Muchicka në anglisht.

Sa i përket takimeve, konferencave, leksioneve të hapura, do të ketë disa aktivitete si: “Zërat” – Bisedë me familjarë të të zhdukurve gjatë komunizmit te “Tek Bunkeri” më 22 janar 2025, Referim “Historia e ikonografisë” nga Kostika Koti më 24 janar 2025 pranë “Galerisë së Artit” Tiranë, Prezantimi i tretë i kolanës “Bulëzat” nga Lek M.Gjeloshi më 24 janar 2025 pranë Librarisë Atë Zef Valentini”, Tiranë, Libri i “I pushtuari dhe nata” te klubi i librit “Arratisje” më 25 janar 2025 në Shkodër.

Gjithashtu ka disa thirrje për projekte artistike të hapura si: Thirrja për Grante “Ngjarje Kulturore dhe Krijuese 2025: Festivale, Evente dhe Panaire që pasurojnë Kalendarin Kulturor” nga MEKIThirrje për projekte nga MEKI “Mbështetje e programit kulturor të organizatave” deri më 7 shkurt 2025, si dhe projekte teatrore Thirrje për projekte teatrore te Teatri “Migjeni” ShkodërThirrje për projekte artistike pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë deri më 24 janar 2025.

Jeta e natës vijon me DJ e muzikë live në bare, lokale, club të ndryshëm në të gjithë Shqipërinë. Muzikë live do të ketë si: Grupi “Jericho” te “Whisky Bar” Tiranë, “Voodoo Rock Pub” Tiranë, Illyrian Saloon, “Libraria Bar” Tiranë, Amazonic Tiranë, El Gaucho Tirana, Juliette Cocktail Bar Tiranë, “Cedar Bar” Tiranë, STOA Tiranë, “Bliss Lounge” Tiranë, “Perla Tattoo Bar” Tiranë, Cinco Cavalli Premium Club Tiranë, “Versus Club” Korçë, Hotel “Liro” Vlorë, “Vinum Wine Bar” Durrës, Marquess Resto-Lounge Durrës.

DJ do të ketë pranë TIKI BAR, “Lost” Tiranë, RADIO Tiranë, “The Code” Tiranë, “Pepper Lounge” Tiranë, “Tunel Music Venue” Tiranë, Cinco Cavalli Premium Club, “Puls Night Club” Tiranë,  “Ava Club” Tiranë. Miro Tiranë.

Gjithashtu disa nga eventet i gjeni dhe në gjuhën angleze për të interesuarit që gjenden në Shqipëri.

Arti dhe Kultura me 1 click vetëm me “Almanart”!

Almanart