Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.
Aktivitetet kulturore në këtë javë do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.
Shfaqjet e teatrit të kësaj jave do të jenë: “Dhelprat e Vogla” te Teatri Metropol në datat 30 janar – 2 shkurt 2025, Teatri “Linda” te “Teatri Kombëtar” në datat 30 janar – 2 shkurt 2025, “SHADOW. Eurydice say” nga Elfriede Jelinek në datat 31 janar e 1 shkurt 2025 pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli”, “Një martesë, një divorc, një funeral” në Teatrin “A.Z.Çajupi” Korçë më 31 janar e 1 shkurt 2025, Teatri “Mes nesh” në Lezhë më 1 shkurt 2025.
Sa i përket filmave, janë shfaqur: Falsifikatorët” te Kinema “Millenium” Tiranë më 27 janar 2025, Kineastja – Filmi “My name is Sonila” nga Suela Bako pranë “Hotspot” më 27 janar 2025, Muaji i filmit italian – “Mirëmëngjes Babiloni” te “COD Kryeministri” më 28 janar 2025.
Koncertet, muzika nuk do të mungojnë as këtë javë, ku do të mbahen: Koncert nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura me pianiste Silva Skënderi më 27 janar 2025 pranë Universitetit të Arteve, Performanca muzikore “Muzikë për njerëz të thyer” nga Mardit Lleshi pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” më 28 janar 2025, Koncert nga Kori i Fëmijëve “Okarina” dhe Zërave të Bardhë te TKOB më 28 janar 2025, Takim muzikor me Selma Bekteshi dhe Daniel Prendi me studentë të turqishtes pranë Institutit “Yunus Emre” Tiranë më 29 janar 2025, Performanca “Mbi peisazhe uji” nga “Was Bleibt Kollektiv nga Gentian Doda” pranë Teatrit Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” më 29 janar 2025, “Bota e Mendjes” nga Renato Lleshi pranë RTSH më 31 janar 2025, “Eleganca klasike: Tingujt e përjetshëm” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 31 janar 2025.
Ekspozitat e hapura janë të shumta dhe prezente në disa galeri si: “Të ndjesh pamjen” nga Besim Tula te Galeria “FAB” Tiranë deri më 31 janar 2025, “Dorëshkrime të panjohura dhe letërkëmbime të Kadaresë” te “Shtëpia Studio Kadare” Tiranë, “Inside my home” nga Fatmir Boshnjaku te “Parking Art Gallery” Tiranë, “Tejdukshmëri ekzistenciale” nga Krist Dimo te “COD Kryeministri”, “Live Edges” nga Marco Campardo te “Bazament Art Space”, “Unidentified False Objects – UFO” nga Ardian Isufi, Ekspozita “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria Naan, “Një rrugëtim te arti hyjnor” te “Galeria e Artit” Tiranë deri më 29 janar 2025, “Rrëfenja të gjelbërta” nga Klara Fyshku te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë, Ekspozitë nga Roland Karanxha te Galeria “Guri Madhi” Korçë deri më 30 janar 2025, ““George Crewdson” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” Shkodër, Zines nga “Zanat” pranë Studio “Luce” Tiranë më 30 janar 2025, Ekspozita retrospektive e Klement Zoraqit te “Galeria e Artit” Tiranë që hapet më 30 janar 2025.
Nuk do të mungojnë as aktivitetet për fëmijë nga Cirku Kombëtar apo Teatri i Kukullave.
Gjatë kësaj jave do të ketë disa aktivitete përkujtimore për veprën e shkrimtarit Ismail Kadare kryesisht më 28 janar, ku do të veçojmë: Excursus: Kadareja dhe politikja me Enis Sulstarova, Klejdi Këlliçi dhe Irena Myzeqari pranë “Fakultetit të Shkencave Sociale” Tiranë, “Poetët jetojnë gjatë – Ismail Kadare” te Teatri “A.Moisiu” Durrës, “Shumë gjëra këtu ishin të pabesueshme dhe shumëçka ishte si në ëndrra” për Ismail Kadarenë pranë Muzeut “Shtëpia Kadare” Gjirokastër, Klubi i Librit “Dua” – “Qorrfermani” nga Ismail Kadare pranë Qendrës “Dua” Tiranë.
Takime të tjera do të përfshijnë: Zërat – Trashëgimia e komunizmit në psikën kolektive të shoqërisë shqiptare deri në ditët e sotme me Nebi Bardhoshin më 29 janar 2025, “Mindfulness Përmes Artit: Fuqia Shëruese e Kreativitetit” te Qendra “Dua” Tiranë më 29 janar 2025, Bashkëbisedim me Mikaela Minga, Mardit Lleshi pranë “Destil Creative Hub” më 29 janar 2025, Creative Mornings – Journey – Takim me Gentian Dodën më 31 janar 2025 pranë Librarisë “Babel” Tiranë, “Prezantim Rekomandimesh për Artin e Kulturën” me Çelik Rruplli dhe Pavjo Gjini më 31 janar 2025 pranë “Tulla Culture”
Pranë “Almanart” mund të gjeni dhe thirrje të hapura për projekte si: Thirrja për Grante “Ngjarje Kulturore dhe Krijuese 2025: Festivale, Evente dhe Panaire që pasurojnë Kalendarin Kulturor” nga MEKI, Thirrje për projekte nga MEKI “Mbështetje e programit kulturor të organizatave” deri më 7 shkurt 2025, Programi i Mentorimit “Forecast” i mbështetur nga ambasada gjermane deri më 10 shkurt 2025, Thirrje për projekte artistike pranë Cirkut Kombëtar deri më 23 shkurt 2025, THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE nga QKKF dhe TEATRI I KUKULLAVE deri më 28 shkurt 2025.
Jeta e natës do të vijojë në bare, lokale, klube të ndryshëm, me muzikë live apo DJ që do të performojnë kudo në Shqipëri.
Gjithashtu disa nga eventet i gjeni dhe në gjuhën angleze për të interesuarit që gjenden në Shqipëri.
Arti dhe Kultura me 1 click vetëm me “Almanart”!