Java e tretë e shkurtit me teatër, filma, koncerte, VR dhe ekspozita, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që promovon aktivitetet kulturore kudo në Shqipëri, me fokus qëndrueshmërinë e jetës kulturore në vend.

Aktivitetet kulturore në këtë javë do të jenë të ndryshme dhe të shtrira në disa qytete.

Shfaqjet e teatrit do të jenë: Teatri “Çifti i hapur” te “Teatri Kombëtar” më 17 e 18 shkurt 2025, Teatri “Amour” te “Teatri Kombëtar” Tiranë më 20-23 shkurt 2025, Teatri “Lezetet e mëkatit bashkëshortor” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 21-23 shkurt, Festival Teatri “Mediums” – Teatri “Cowboy” te Teatri “Metropol” më 19 shkurt me hyrje të lirë, Teatri “Karnavalet e Korçës” në Korçë më 19 e 20 shkurt 2025.

Filmat e javës do të përfshijnë Filmi “Little Miss Sunshine” te “Tek Bunkeri” Tiranë më 18 shkurt 2025, si dhe do të ketë filma bashkëkohorë me “KS #17 Showcase” te “Tulla Culture” Tiranë përgjatë 19-23 shkurt 2025.

“Karnevalet e Shkodres 17-23 Shkurt” do të jenë aktiviteti më i gjatë i javës që do të shtrihet gjatë gjithë javës në qytetin e Shkodrës, ku do të ketë parakalim me maska, koncerte nga këngëtarë si Ylli Limani, Marsela Çibukaj etj. si dhe djegien e dordolecit. Koncert “Kërcimtari Fluturues – Rexhep Çeliku, Nderi i Kombit” te TKOB do të mbahet më 19 shkurt 2025. Koncerti “Ti je melodia” nga Ilir Veliu & Miqtë te Teatri “Bylis” Fier do të mbahet më 20 shkurt 2025. “Eleganca klasike: Tingujt e përjetshëm” te “Tek Bunkeri” Tiranë do të mbahet më 20 shkurt 2025. Gjithashtu “Ekuilibër” nga Erdit Asllanaj te Teatri “Metropol” Tiranë do të mbahet më 20 shkurt 2025, si dhe Koncert “Melodi për Drejtësinë Sociale” nga “Sinfoart Albania” pranë zonës së Pazarit të Ri Tiranë. Koncert vokalo-instrumentale “Winterreise” – Franz Schubert te TKOB do të mbahet më 22 shkurt 2025.

Nuk do të mungojnë aktivitetet për fëmijë si: Teatri për fëmijë “Flokarta dhe tre arinjtë” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 18-23 shkurt 2025, Koncert muzikal “Aladini” te “Teatri i Kukullave” Tiranë përgjatë fundjavës, Cirku Kombëtar apo Teatri “Metropol”.

Ekspozitat e hapura janë: VR “Monsieur Vincent” dhe “Planet ∞” te “Kub France Tirana”Ekspozitë “Letra dashurie – Dorëshkrime origjinale Dritëro dhe Sadije” te “Shtëpia Studio Agolli” TiranëEkspozitë “The Sun Also Sets” nga Anila Rubiku te Galeria “Zeta” TiranëEkspozita retrospektive e Klement Zoraqit te “Galeria e Artit” TiranëEkspozita “Sogno Divino” e Salvador Dalí te Galeria NaanEkspozita “Qëndresa” te Muzeu “Shtëpia me gjethe” Tiranë, Ekpozita “Twinkle Twinkle” te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita “aDigital Perspective” në Tiranë, Ekspozita “Arkivi i Brishtë” nga Stefanos Tsivopoulos te “COD Kryeministri”, Ekspozita “George Crewdson” te Muzeu i Fotografisë “Marubi” ShkodërEkspozitë skulpture nga Kaltrina Hoti dhe Fation Ibishi te Galeria “Oda” Shkodër, Ekspozita imersive “Rilindja Italiane” te “Galeria e Arteve Digjitale” Korçë.

Takimet nuk do të mungojnë si: Trashëgimia letrare e Dritëro Agollit më 18 shkurt 2025 pranë “Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit”, Promovimi i revistës “Dritëhije” pranë Muzeut “Shtëpia me Gjethe” më 18 shkurt 2025, Edicionin i 10-të i “DITËVE TË KUJTESËS” përgjatë 19-24 shkurt 2025, Zërat – “Harresa e qëllimshme” te “Tek Bunkeri” Tiranë me Fatos Lubonjën më 19 shkurt 2025, Festivali i Teatrit “Mediums” – Bisedë “Fuqimi i gruas përmes teatrit bashkëkohor” më 20 shkurt 2025 pranë Teatrit “Metropol”, “Lule Kosova 2025” me Astrit Ismaili më 21 shkurt 2025, si dhe “Thriftfest #2” më 22 shkurt 2025.

Pranë “Almanart” mund të gjeni dhe thirrje të hapura për projekte si: Masterclass për studentët e gazetarisë dhe multimedias në Tiranë, Durrës, Shkodër deri më 18 shkurt 2025, Thirrje për projekte artistike pranë Cirkut Kombëtar deri më 23 shkurt 2025, THIRRJE PËR PROJEKTE ARTISTIKE nga QKKF dhe TEATRI I KUKULLAVE deri më 28 shkurt 2025, “Fondi i krijimtarisë letrare për të rinj” më 1 mars 2025, Thirrje për Aplikime për Artistët- “Fondi i Krijimtarisë 2025”Thirrje për Aplikime – Fondi i Artizanëve më 28 shkurt 2025, Thirrje për projekte filmikeThirrje për artistët e rinj në Shqipëri nga BE deri më 15 mars 2025.

Gjatë kësaj jave do të ketë aktivitete të jetës së natës që do të vijojë në bare, lokale, klube të ndryshëm, me muzikë live apo DJ që do të performojnë kudo në Shqipëri. 

Gjithashtu disa nga eventet i gjeni dhe në gjuhën angleze për të interesuarit që gjenden në Shqipëri.

“Arti dhe Kultura me 1 click” vetëm me “Almanart”!

Almanart