
Konferenca “Media dhe Kujtesa – Si Mediat Raportojnë mbi të Kaluarën në Shqipëri”
@idmc.al – Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, në bashkëpunim me @fakultetifhf – Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë (UT), ju fton në Konferencën “Media dhe Kujtesa – Si Mediat Raportojnë mbi të Kaluarën në Shqipëri”.
📍 Vendndodhja: Europe House, Tiranë
🗓 Koha: 24 shkurt 2025
⏰ Ora: 10:00 – 12:00
Ky event organizohet në kuadër të Ditëve të Kujtesës dhe mbështetet nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) përmes fondeve të Bashkimit Evropian (BE). Synimi kryesor i konferencës është prezantimi i gjetjeve nga monitorimi i medias në Shqipëri dhe hartimi i rekomandimeve për një raportim të përgjegjshëm historik. Aktiviteti është i hapur për profesionistët e medias, historianët, studiuesit, përfaqësuesit të institucioneve të kujtesës dhe shoqërisë civile, si dhe të gjithë të interesuarit në fushën e medias dhe historisë.
Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një një dialogu domethënës dhe për të promovuar një raportim sa më të saktë dhe të përgjegjshëm mediatik mbi të kaluarën.
